Gjykata kushtetuesePse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?
2 min čitanja
Gjykata kushtetuese
Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Avokati dhe ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka cilësuar si “vendim kompromisi” aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.Shala tha për KosovaPress se vendimi është marrë në një situatë që ai e përshkroi si kaos kushtetues dhe politik, duke vlerësuar se gjykata nuk kishte shumë alternativa për të dalë nga kjo situatë.Gjykata Kushtetuese më 23 shtator ka vendosur se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë antikushtetues, mirëpo ka konstatuar se legjislatura e njëmbëdhjetë është konstituar pas afatit prej 30 ditësh të paraparë në aktgjykimin e fundit të tyre.Si pasojë juridike e kësaj, Kushtetuesja ka thënë se afati për zgjedhjen e presidentit ka nisur të rrjedhë nga data 8 gusht, ndërkaq përfundon më 6 tetor.Tutje, Gjykata ka thënë se deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).“Ka qenë një vendim i kompromisit. Ngase jemi në atë situatë jashtëzakonisht të kaosit, si të them, kushtetues dhe politik, saqë nuk ka pasur mundësi tjetër përveç të nxjerrë një vendim të tillë, siç është edhe ky vendim që konsideroj është i kompromisit. Ngase ka konstatuar se Kuvendi nuk është konstituuar në afatin e përcaktuar me Kushtetutë dhe me vendimin e saj. Por, ka konstatuar se edhe nuk është zgjedhur nënkryetari nga ana e partisë së dytë. Por, ka konstatuar se është konstituuar parlamenti dhe se ky parlament i konstituuar ka themeluar dhe Qeverinë”, tha ai.Ai vlerësoi se Gjykata ka vendosur që afati për zgjedhjen e presidentit ka nisur të rrjedhë nga data 8 gusht edhe për shkak se ushtrimi i mandatit të presidentit përfundon më 5 tetor.Shala tha se afati gjashtëmujor për ushtrimin e detyrës së presidentit fillon të llogaritet nga 5 prilli, kur ka përfunduar mandati i ish-presidentes Vjosa Osmani, dhe skadon më 5 tetor, pavarësisht ndryshimeve eventuale në drejtimin e Kuvendit.Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit tha se, në
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.