Milan radoiçiqTre vjet Banjska, Radoiçiq nën hijen e Vuçiqit
2 min čitanja
Milan radoiçiq
Tre vjet Banjska, Radoiçiq nën hijen e Vuçiqit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Tre vjet pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, një nga figurat kryesore të kësaj ngjarjeje vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Milan Radoiçiq, i akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës si organizator dhe udhëheqës i grupit që kreu sulmin, ka pranuar publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në të. Megjithatë, utoritetet serbe ende nuk kanë ngritur aktakuzë ndaj tij për ngjarjet e 24 shtatorit 2023.Sulmi në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa tre pjesëtarë të grupit të armatosur serb u vranë gjatë përleshjeve, mbetet një nga incidentet më të rënda të sigurisë në veri të Kosovës që nga përfundimi i luftës.Në ditët pas sulmit, Radoiçiq përmes avokatit të tij mori përgjegjësinë për organizimin, udhëheqjen dhe pjesëmarrjen në operacion. Pak më vonë ai dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.Në Serbi, ndërkaq, hetimi ndaj tij u hap në shtator të vitit 2023. Radoiçiq u mor në pyetje nga Prokuroria e Lartë në Beograd më 3 tetor, por një ditë më pas u lirua. Që atëherë, çështja nuk ka përfunduar me ngritjen e aktakuzës.Në prill 2026 se Radoiçiq vazhdonte të jetonte në Beograd me detyrimin për t’u paraqitur periodikisht në polici, ndërsa autoritetet serbe ende nuk kishin ngritur aktakuzë ndaj tij. Sipas të njëjtit raport, prokuroria serbe kishte paralajmëruar më herët se procedura mund të përfundonte me aktakuzë në fund të vitit 2024 ose në fillim të vitit 2025.Kontrasti mes dy proceseve është bërë edhe më i dukshëm gjatë vitit 2026.Në Kosovë, Prokuroria Speciale ngriti në shtator 2024 aktakuzë ndaj 45 personave, duke e përfshirë Radoiçiqin si figurën qendrore të grupit. Sipas aktakuzës, grupi kishte vepruar mbi një plan të organizuar dhe, përmes përdorimit të forcës dhe armatimit të rëndë, kishte synuar shkëputjen e komunave me shumicë serbe në veri dhe bashkimin e tyre me Serbinë.Megjithatë, për shkak se shumica e të akuzuarve ndodhen jashtë juridiksionit të Kosovës, procesi gjyqësor nuk u zhvillua
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.