PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Cannabis sativaPolicia e Tiranës në aksion, arrestohen 8 persona të kërkuar për krime të ndryshme
2 min čitanja
Cannabis sativa

Policia e Tiranës në aksion, arrestohen 8 persona të kërkuar për krime të ndryshme

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të posaçëm për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, ku janë arrestuar tetë shtetas të dyshuar ose të dënuar për vepra të ndryshme penale.Sipas njoftimit të policisë, personat e arrestuar kërkoheshin për vepra penale që lidhen me krime të rënda kundër personit, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje të narkotikëve, vjedhje, falsifikim dokumentesh dhe prishje të qetësisë publike.Gjatë operacionit, njërit prej personave të kërkuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve iu gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar Cannabis Sativa.Në kuadër të aksionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë dhe Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan:K. T., 39 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.E. B., 31 vjeç, i dënuar me dy vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.N. M., i dënuar me katër muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.S. V., 18 vjeç, i kërkuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.K. Xh., i dënuar me tre muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.R. L., 26 vjeç, i dënuar për “Prishjen e qetësisë publike”. Sipas policisë, nga dënimi i tij prej tre muajsh i kanë mbetur për të vuajtur një muaj e tri ditë burgim.O. N., 30 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.K. M., 29 vjeç, i kërkuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë ndalimit, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua si provë materiale.Policia njoftoi se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të posaçëm për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, ku janë arrestuar tetë shtetas të dyshuar ose të dënuar për vepra të ndryshme penale.Sipas njoftimit të policisë, personat e arrestuar kërkoheshin për vepra penale që lidhen me krime të rënda kundër personit, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje të narkotikëve, vjedhje, falsifikim dokumentesh dhe prishje të qetësisë publike.Gjatë operacionit, njërit prej personave të kërkuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve iu gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar Cannabis Sativa.Në kuadër të aksionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë dhe Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan:K. T., 39 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.E. B., 31 vjeç, i dënuar me dy vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.N. M., i dënuar me katër muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.S. V., 18 vjeç, i kërkuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.K. Xh., i dënuar me tre muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.R. L., 26 vjeç, i dënuar për “Prishjen e qetësisë publike”. Sipas policisë, nga dënimi i tij prej tre muajsh i kanë mbetur për të vuajtur një muaj e tri ditë burgim.O. N., 30 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.K. M., 29 vjeç, i kërkuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë ndalimit, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua si provë materiale.Policia njoftoi se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…