PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Marndis curcijaMarndis Curcija vlerësohet me çmimin "Best Editorial Model" në New York Fashion Week
2 min čitanja
Marndis curcija

Marndis Curcija vlerësohet me çmimin "Best Editorial Model" në New York Fashion Week

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Modeli shqiptar me origjinë nga Shkodra, Marndis Curcija, ka shënuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare të modës, duke u vlerësuar me çmimin prestigjioz “Best Editorial Model” në kuadër të International Model Awards.Vlerësimi u bë pjesë e eventit Unique Fashion Show, të organizuar nga Unique Fashion Foundation, në kuadër të New York Fashion Week.Curcija kishte tërhequr vëmendjen e industrisë së modës ndërkombëtare për stilin dhe tiparet e tij, ndërsa paraqitja në New York i dha mundësinë të shfaqej jo vetëm si model pjesëmarrës në event, por edhe të fitonte një prej çmimeve të rëndësishme të mbrëmjes. Pas këtij vlerësimi, paraqitja e tij mori vëmendje edhe në disa prej revistave dhe platformave të njohura të modës, përfshirë Harper’s Bazaar, L’Officiel, Elle dhe Grazia, të cilat publikuan materiale që lidhen me eventin dhe paraqitjen e modelit shqiptar.Çmimi UFFA International Models Award pritet të jetë pjesë edhe e edicioneve të ardhshme të Unique Fashion Show, duke synuar të vlerësojë modelet që spikasin në skenën ndërkombëtare të modës. Pas suksesit në New York, Curcija pritet të vazhdojë aktivitetin e tij në disa prej javëve më të rëndësishme të modës. Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në Milan Fashion Week, që do të mbahet në shkurt të vitit 2027, ndërsa më pas pritet të jetë pjesë edhe e Paris Fashion Week në maj.Në këtë rrugëtim, Curcija është rekrutuar nga Ekaterina Da Silva dhe Gita Dzhavid, ndërsa ekipi i tij ka paralajmëruar edhe projekte, intervista, publikime dhe paraqitje të tjera në skenën ndërkombëtare. Gjatë eventit në New York, modeli shqiptar u paraqit me koleksionin “I’M BACK” nga Badu Design, krijuar nga dizajnerja braziliane Ariane Santos, si dhe me veshje nga Matheo’s Studio, në bashkëpunim me African Fashion Foundation.Eventi u drejtua nga themeluesja e Unique Fashion Foundation, Gita Dzhavid, ndërsa në realizimin e paraqitjes së Curcijës kontribuuan edhe fotografët Christian Mercado, Ekaterina Votinova dhe Jessie Rodriguez. Për pamjen e

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Modeli shqiptar me origjinë nga Shkodra, Marndis Curcija, ka shënuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare të modës, duke u vlerësuar me çmimin prestigjioz “Best Editorial Model” në kuadër të International Model Awards.Vlerësimi u bë pjesë e eventit Unique Fashion Show, të organizuar nga Unique Fashion Foundation, në kuadër të New York Fashion Week.Curcija kishte tërhequr vëmendjen e industrisë së modës ndërkombëtare për stilin dhe tiparet e tij, ndërsa paraqitja në New York i dha mundësinë të shfaqej jo vetëm si model pjesëmarrës në event, por edhe të fitonte një prej çmimeve të rëndësishme të mbrëmjes. Pas këtij vlerësimi, paraqitja e tij mori vëmendje edhe në disa prej revistave dhe platformave të njohura të modës, përfshirë Harper’s Bazaar, L’Officiel, Elle dhe Grazia, të cilat publikuan materiale që lidhen me eventin dhe paraqitjen e modelit shqiptar.Çmimi UFFA International Models Award pritet të jetë pjesë edhe e edicioneve të ardhshme të Unique Fashion Show, duke synuar të vlerësojë modelet që spikasin në skenën ndërkombëtare të modës. Pas suksesit në New York, Curcija pritet të vazhdojë aktivitetin e tij në disa prej javëve më të rëndësishme të modës. Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në Milan Fashion Week, që do të mbahet në shkurt të vitit 2027, ndërsa më pas pritet të jetë pjesë edhe e Paris Fashion Week në maj.Në këtë rrugëtim, Curcija është rekrutuar nga Ekaterina Da Silva dhe Gita Dzhavid, ndërsa ekipi i tij ka paralajmëruar edhe projekte, intervista, publikime dhe paraqitje të tjera në skenën ndërkombëtare. Gjatë eventit në New York, modeli shqiptar u paraqit me koleksionin “I’M BACK” nga Badu Design, krijuar nga dizajnerja braziliane Ariane Santos, si dhe me veshje nga Matheo’s Studio, në bashkëpunim me African Fashion Foundation.Eventi u drejtua nga themeluesja e Unique Fashion Foundation, Gita Dzhavid, ndërsa në realizimin e paraqitjes së Curcijës kontribuuan edhe fotografët Christian Mercado, Ekaterina Votinova dhe Jessie Rodriguez. Për pamjen e

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…