Foto: TelegrafiIz objave izvora
Të martën, gjatë një sulmi ajror rus në Kramatorsk, në rajonin e Donetskut, humbi jetën një person dhe u plagosën pesë të tjerë. Forcat ruse sulmuan qytetin me bomba dhe dronë. Mes dhjetëra objekteve civile të dëmtuara ishte edhe Kisha Ortodokse e Shën Gjon Pagëzorit.Policia rajonale njoftoi se gjatë sulmit u përdorën bomba të drejtuara KAB-500 dhe KAB-250. Nga goditjet u dëmtuan rreth 70 objekte civile, përfshirë 10 ndërtesa banimi, 54 shtëpi, një degë banke, një dyqan dhe disa automjete.Kisha Ortodokse e Ukrainës njoftoi se Kisha e Shën Gjon Pagëzorit ka pësuar dëme të mëdha. Janë dëmtuar muret, çatia dhe kupola. “Valëgoditja e ka deformuar konstruksionin metalik të objektit, ndërsa e gjithë zona është mbuluar me mbetje”, thuhet në njoftimin e kishës.Sulmi në Kramatorsk vjen në një periudhë kur gjatë pushtimit rus janë dëmtuar apo shkatërruar objekte të trashëgimisë fetare dhe kulturore në Ukrainë.Më 2 gusht, një sulm rus me dron shkatërroi Kishën e Shën Vvedenskës në Berislav, në rajonin e Khersonit. Kisha prej druri, e ndërtuar në vitin 1726, ishte pothuajse 300-vjeçare dhe ishte e mbrojtur si monument arkitekturor.Ndryshe, pushtimi rus deri më tani ka shkaktuar rreth 4.65 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në sektorin kulturor të Ukrainës, ndërsa humbjet indirekte arrijnë në rreth 24 miliardë dollarë. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.