Për Tom Sojerin dhe sfidën për ta dashur Amerikën.Nga Ivan Kenneally / The Hedgehog Review Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.comMark Twaini i përçmonte pa asnjë rezervë festimet e Katër Korrikut, ato kataklizma të zjarrta të vetëlartësimit - shpërthimet e fishekzjarrëve të të cilave zënë vendin e “bombave që shpërthejnë në ajër”. Siç e shihte ai në Lutja e luftës [The War Prayer, 1905], ato ushqejnë prushin gjithmonë të nxehtë të “zjarrit të shenjtë të patriotizmit” dhe nxisin çlirimin e një nacionalizmi të tërbuar. Ai bënte shaka se mijëra njerëz vdesin çdo vit në këto orgji të shovinizmit patriotik - ai vetë kishte humbur dy xhaxhallarë.Ankesa kryesore e Twainit ishte se patriotizmi i lobotomizon ata të cilët e praktikojnë, duke e nënshtruar arsyen me një entuziazëm të pamenduar. Shumica e patriotizmit është “patriotizëm i shumicës”, pohonte ai në Sa i përket patriotizmit [As Regards Patriotism, 1901]: një solidaritet i ngjashëm me atë të tufës, i sajuar me sofizëm prej politikanëve dhe gazetave. Ky nacionalizëm i pamenduar është thjesht një konvencion rutinë i përzier me barut, i ndezur nga një eshkë pasioni dhe mendjelehtësie. Përndryshe, Twaini e përkufizonte patriotizmin e shëndetshëm si patriotizëm “të prodhuar në mjedisin e vetë njeriut ... të arsyetuar në kokën e vetë njeriut dhe të provuar me zjarr, të testuar dhe të vërtetuar në ndërgjegjen e tij”.Megjithatë, kjo duket kërkesë e madhe për atë që ai, te Jeta në Misisipi [Life on the Mississippi], e quante “komb qyqarësh moralë”, qytetarët e të cilit shfaqin një “ndjeshmëri të skajshme” ndaj kritikës dhe një terror nga sfidimi i ndjenjës së konsensusit, me çdo hap të vogël jashtë qarkut të rehatshëm të konsensusit publik të shpallur si apostazi.E gjithë kjo ngre - dhe synonte të ngrinte - pyetjen se çfarë përbën patriotizëm të duhur, një dashuri vërtet racionale për vendin e dikujt. Një dashuri e tillë, së paku, do t’i ofrohej njeriut të dashur që ia kthen dashurinë dhe që e meriton adhurimin. Por, a mund t
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.