PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Volodymyr zelenskyUkraina dhe Irani takohen për herë të parë pas sulmit në Detin Kaspik
2 min čitanja
Volodymyr zelensky

Ukraina dhe Irani takohen për herë të parë pas sulmit në Detin Kaspik

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ukraina dhe Irani kanë zhvilluar takimin e parë të nivelit të lartë që nga përshkallëzimi i tensioneve në Detin Kaspik gjatë muajit korrik.Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, u takua me homologun e tij iranian në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, raportoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane Mehr.Takimi vjen disa muaj pas një sulmi ukrainas në një anije tregtare në Detin Kaspik, incident që shkaktoi tensione të reja mes Kievit dhe Teheranit, transmeton Telegrafi.Në atë kohë, Sybiha i cilësoi kërcënimet iraniane për hakmarrje si “të pajustifikuara dhe pa bazë”, ndërsa akuzoi Teheranin se është bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Rusisë në luftën kundër Ukrainës.“Regjimi në Teheran është bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë në agresionin rus kundër Ukrainës, duke furnizuar Moskën me armë që kanë vrarë ukrainas që nga viti 2022”, kishte deklaruar Sybiha.Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kishte thënë se një dron ukrainas goditi një platformë nafte në pjesën veriore të Detit Kaspik, si dhe një anije raketore ruse dhe disa anije transporti që, sipas Kievit, ishin nën sanksione ndërkombëtare.Irani ka ruajtur marrëdhënie të ngushta ushtarake me Rusinë dhe që nga viti 2022 ka furnizuar forcat ruse me dronë Shahed, të cilët Moska i ka përdorur gjerësisht në sulmet ndaj Ukrainës.Takimi në Nju Jork vjen në një moment kur Ukraina dhe Irani mbajnë qëndrime thellësisht të ndryshme për luftën, por rikthimi i kontakteve diplomatike mund të shërbejë si kanal për diskutimin e tensioneve të krijuara pas incidentit në Detin Kaspik. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ukraina dhe Irani kanë zhvilluar takimin e parë të nivelit të lartë që nga përshkallëzimi i tensioneve në Detin Kaspik gjatë muajit korrik.Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, u takua me homologun e tij iranian në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, raportoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane Mehr.Takimi vjen disa muaj pas një sulmi ukrainas në një anije tregtare në Detin Kaspik, incident që shkaktoi tensione të reja mes Kievit dhe Teheranit, transmeton Telegrafi.Në atë kohë, Sybiha i cilësoi kërcënimet iraniane për hakmarrje si “të pajustifikuara dhe pa bazë”, ndërsa akuzoi Teheranin se është bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Rusisë në luftën kundër Ukrainës.“Regjimi në Teheran është bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë në agresionin rus kundër Ukrainës, duke furnizuar Moskën me armë që kanë vrarë ukrainas që nga viti 2022”, kishte deklaruar Sybiha.Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kishte thënë se një dron ukrainas goditi një platformë nafte në pjesën veriore të Detit Kaspik, si dhe një anije raketore ruse dhe disa anije transporti që, sipas Kievit, ishin nën sanksione ndërkombëtare.Irani ka ruajtur marrëdhënie të ngushta ushtarake me Rusinë dhe që nga viti 2022 ka furnizuar forcat ruse me dronë Shahed, të cilët Moska i ka përdorur gjerësisht në sulmet ndaj Ukrainës.Takimi në Nju Jork vjen në një moment kur Ukraina dhe Irani mbajnë qëndrime thellësisht të ndryshme për luftën, por rikthimi i kontakteve diplomatike mund të shërbejë si kanal për diskutimin e tensioneve të krijuara pas incidentit në Detin Kaspik. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…