PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PdkPDK mbështet protestat e OVL-UÇK-së, fton qytetarët të bashkohen më 1 tetorit
2 min čitanja
Pdk

PDK mbështet protestat e OVL-UÇK-së, fton qytetarët të bashkohen më 1 tetorit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se mbështet protestat e thirrura nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe tubimet e qytetarëve në Kosovë dhe diasporë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.Në një reagim të publikuar të enjten, PDK ka thënë se protestat e nesërme, të cilat pritet të zhvillohen në komuna të ndryshme të Kosovës, paraqesin shprehje të zërit qytetar.“PDK e konsideron të domosdoshëm respektimin e zërit të qytetarëve, të cilët përmes këtyre protestave po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi”, thuhet në reagimin e partisë.PDK ka vlerësuar gjithashtu protestat që, sipas saj, janë zhvilluar gjatë dhjetë ditëve të fundit në Kosovë, si dhe tubimet e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi dhe vende të ndryshme të Evropës.“Pjesëmarrja e qytetarëve në sheshet e Kosovës, për dhjetë ditë me radhë, përcjell një mesazh të qartë nga protestuesit se vendimi i Gjykatës Speciale nuk është marrë në emër të popullit të Kosovës”, deklaroi PDK.Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë edhe në protestën e paralajmëruar nga platforma “Liria ka emër”, e cila, sipas njoftimit të PDK-së, do të mbahet më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.“PDK i fton qytetarët që të marrin pjesë masivisht edhe në protestën e thirrur nga platforma ‘Liria ka emër’, më 1 tetor, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.PDK ka kërkuar njëkohësisht që institucionet e Kosovës dhe subjektet politike t’i trajtojnë me seriozitet hapat institucionalë dhe ligjorë që lidhen me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.“Përgjegjësia institucionale nuk përfundon te qytetarët që protestojnë”, ka theksuar partia.Në fund, PDK ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe institucional lidhur me procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe institucional lidhur me procesi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se mbështet protestat e thirrura nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe tubimet e qytetarëve në Kosovë dhe diasporë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.Në një reagim të publikuar të enjten, PDK ka thënë se protestat e nesërme, të cilat pritet të zhvillohen në komuna të ndryshme të Kosovës, paraqesin shprehje të zërit qytetar.“PDK e konsideron të domosdoshëm respektimin e zërit të qytetarëve, të cilët përmes këtyre protestave po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi”, thuhet në reagimin e partisë.PDK ka vlerësuar gjithashtu protestat që, sipas saj, janë zhvilluar gjatë dhjetë ditëve të fundit në Kosovë, si dhe tubimet e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi dhe vende të ndryshme të Evropës.“Pjesëmarrja e qytetarëve në sheshet e Kosovës, për dhjetë ditë me radhë, përcjell një mesazh të qartë nga protestuesit se vendimi i Gjykatës Speciale nuk është marrë në emër të popullit të Kosovës”, deklaroi PDK.Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë edhe në protestën e paralajmëruar nga platforma “Liria ka emër”, e cila, sipas njoftimit të PDK-së, do të mbahet më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.“PDK i fton qytetarët që të marrin pjesë masivisht edhe në protestën e thirrur nga platforma ‘Liria ka emër’, më 1 tetor, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.PDK ka kërkuar njëkohësisht që institucionet e Kosovës dhe subjektet politike t’i trajtojnë me seriozitet hapat institucionalë dhe ligjorë që lidhen me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.“Përgjegjësia institucionale nuk përfundon te qytetarët që protestojnë”, ka theksuar partia.Në fund, PDK ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe institucional lidhur me procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe institucional lidhur me procesi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…