PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
RenaultRenault rikthen legjendën Gordini me një kupe elektrike që nuk do të shitet
2 min čitanja
Renault

Renault rikthen legjendën Gordini me një kupe elektrike që nuk do të shitet

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Renault po vazhdon të rikthehet te modelet ikonike të së kaluarës, por këtë herë ka shkuar edhe më tej. Prodhuesi francez ka prezantuar Renault 8 Gordini Concept, një interpretim modern dhe tërësisht elektrik të një prej makinave më të famshme sportive të markës.Dhe ka një detaj që e bën këtë makinë edhe më interesante: nuk mund ta blini. Renault nuk ka plane ta fusë konceptin në prodhim, pasi modeli është krijuar vetëm si një ushtrim dizajni dhe për të eksploruar se si mund të rikthehen ikonat e së kaluarës në epokën moderne. Projekti lindi nga një konkurs i brendshëm në Renault, ku u dorëzuan më shumë se 300 skica. Nga këto, dy propozime arritën në fazën e modeleve në shkallë 2:5, përpara se ekipi të kombinonte elementet më të mira të të dyjave në konceptin përfundimtar.Rezultati është një kupe elektrike me dy vende, trup të ulët dhe karroceri të gjerë, që nuk përpiqet të kopjojë drejtpërdrejt Renault 8 Gordini të viteve 1960. Përkundrazi, dizajnerët kanë marrë elementet që e bënë modelin origjinal të veçantë dhe i kanë shndërruar në një makinë me pamje moderne. Edhe kabina ndjek të njëjtën filozofi. Në vend të një ekrani gjigant që dominon panelin, Renault ka zgjedhur një dizajn minimalist me një panel alumini të përpunuar dhe një seri ekranesh të vogla rrethore digjitale, të frymëzuara nga instrumentet e modelit klasik.Brenda ka gjithashtu shumë Alcantara, sedilje sportive me korduroj blu dhe një buton të kuq kronometri, duke i dhënë kabinës një karakter të fortë sportiv, transmeton Telegrafi. Detajet retro vazhdojnë edhe në pjesën e jashtme. Shkrimi “Gordini” është ridizajnuar duke ruajtur frymën e stemës origjinale, ndërsa logoja e re “8” përbëhet nga tetë segmente.Fenerët e përparmë janë një interpretim modern i konfigurimit me gjashtë drita të makinës së garave të viteve 1960. Pasqyrat në formë guaske dhe grila që shtrihet në të gjithë gjerësinë e pjesës së poshtme të xhamit të përparmë janë gjithashtu referenca të drejtpërdrejta ndaj Renault 8 Gordini. Konc

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Renault po vazhdon të rikthehet te modelet ikonike të së kaluarës, por këtë herë ka shkuar edhe më tej. Prodhuesi francez ka prezantuar Renault 8 Gordini Concept, një interpretim modern dhe tërësisht elektrik të një prej makinave më të famshme sportive të markës.Dhe ka një detaj që e bën këtë makinë edhe më interesante: nuk mund ta blini. Renault nuk ka plane ta fusë konceptin në prodhim, pasi modeli është krijuar vetëm si një ushtrim dizajni dhe për të eksploruar se si mund të rikthehen ikonat e së kaluarës në epokën moderne. Projekti lindi nga një konkurs i brendshëm në Renault, ku u dorëzuan më shumë se 300 skica. Nga këto, dy propozime arritën në fazën e modeleve në shkallë 2:5, përpara se ekipi të kombinonte elementet më të mira të të dyjave në konceptin përfundimtar.Rezultati është një kupe elektrike me dy vende, trup të ulët dhe karroceri të gjerë, që nuk përpiqet të kopjojë drejtpërdrejt Renault 8 Gordini të viteve 1960. Përkundrazi, dizajnerët kanë marrë elementet që e bënë modelin origjinal të veçantë dhe i kanë shndërruar në një makinë me pamje moderne. Edhe kabina ndjek të njëjtën filozofi. Në vend të një ekrani gjigant që dominon panelin, Renault ka zgjedhur një dizajn minimalist me një panel alumini të përpunuar dhe një seri ekranesh të vogla rrethore digjitale, të frymëzuara nga instrumentet e modelit klasik.Brenda ka gjithashtu shumë Alcantara, sedilje sportive me korduroj blu dhe një buton të kuq kronometri, duke i dhënë kabinës një karakter të fortë sportiv, transmeton Telegrafi. Detajet retro vazhdojnë edhe në pjesën e jashtme. Shkrimi “Gordini” është ridizajnuar duke ruajtur frymën e stemës origjinale, ndërsa logoja e re “8” përbëhet nga tetë segmente.Fenerët e përparmë janë një interpretim modern i konfigurimit me gjashtë drita të makinës së garave të viteve 1960. Pasqyrat në formë guaske dhe grila që shtrihet në të gjithë gjerësinë e pjesës së poshtme të xhamit të përparmë janë gjithashtu referenca të drejtpërdrejta ndaj Renault 8 Gordini. Konc

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…