RusiaRusia po rekruton deri në 25 mijë koreano-veriorë për prodhimin e dronëve
2 min čitanja
Rusia
Rusia po rekruton deri në 25 mijë koreano-veriorë për prodhimin e dronëve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Rusia po përdor një numër të madh punëtorësh nga Koreja e Veriut për prodhimin e dronëve që përdoren në luftën kundër Ukrainës. Sipas një raporti të ekipit të OKB-së për monitorimin e sanksioneve, deri në 25 mijë koreano-veriorë mund të jenë përfshirë në montimin e dronëve në Rusi.Të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2025 në Rusi ndodheshin 15 deri në 30 mijë punëtorë nga Koreja e Veriut, ndërsa deri në 1 mijë prej tyre punonin në objekte strategjike, përfshirë uzina të mbrojtjes, çelikut dhe industrinë e ndërtimit të anijeve.Një nga qendrat kryesore është zona ekonomike speciale Alabuga në Tatarstan, ku prodhohen versione ruse të dronëve iranianë Shahed. Sipas hetimeve të mediave ukrainase dhe burimeve si Radio Free Europe/Radio Liberty, deri në 25 mijë koreano-veriorë mund të jenë të angazhuar në linjat e prodhimit të dronëve.Për të anashkaluar sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat që nga viti 2017 ndalojnë punësimin e fuqisë punëtore nga Koreja e Veriut jashtë vendit, punëtorët raportohet se regjistrohen si “studentë” ose turistë.Vetëm gjatë vitit 2025, Rusia lëshoi më shumë se 36,400 viza për shtetasit koreano-veriorë, prej të cilave rreth 35,800 ishin viza studentore, transmeton Telegrafi.Sipas raportit, kjo ka krijuar një skemë të gjerë për anashkalimin e sanksioneve, ku përfshihen universitete, ndërmjetës nga vende të treta dhe programe fiktive studimi. Kjo i lejon Phenianit të sigurojë miliona dollarë, ndërsa Rusia plotëson mungesën e fuqisë punëtore në industri strategjike.Por kushtet e punës për këta punëtorë përshkruhen si jashtëzakonisht të rënda. Të ardhurat mesatare vjetore arrijnë rreth 7,500 dollarë, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre, sipas raportit, merret nga regjimi i Kim Jong Un.OKB-ja vlerëson se vetëm në vitin 2025 Koreja e Veriut mund të ketë siguruar deri në 800 milionë dollarë nga puna e qytetarëve të saj jashtë vendit. Sipas raportit, këto të ardhura mund të përdoren për financimin e programeve bërthamore dhe raketore të Phe
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.