PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kombëtarja e spanjësNjëri nga yjet e Spanjës hoqi dorë nga 1 milion euro, arsyeja është emocionuese
1 min čitanja
Kombëtarja e spanjës

Njëri nga yjet e Spanjës hoqi dorë nga 1 milion euro, arsyeja është emocionuese

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një prej futbollistëve që fitoi Kupën e Botës 2026 me Spanjën ka hequr dorë nga bonusi i tij për triumfin në turne, në mënyrë që paratë t’u jepen punonjësve të Federatës Spanjolle të Futbollit, raporton AS.Gazeta spanjolle nuk e ka bërë të ditur identitetin e lojtarit, duke theksuar se ai dëshiron që gjesti i tij të mbetet anonim.Shuma që i takonte futbollistit ishte rreth një milion euro. Sipas raportimit, lojtarët dhe Federata kishin arritur marrëveshje para fillimit të turneut për ndarjen e bonuseve, në varësi të rezultateve që do të arrinte kombëtarja.Futbollisti raportohet se mori vendimin si një gjest mirënjohjeje ndaj punonjësve që shoqëruan ekipin gjatë grumbullimit të gjatë për Kupën e Botës. Përveç lojtarëve dhe stafit teknik, një grup i madh punonjësish ishte përgjegjës për organizimin dhe logjistikën e përditshme të ekipit gjatë turneut.AS nuk ka specifikuar se si do të ndahet shuma mes punonjësve të Federatës. Gjithashtu, gazeta nuk ia atribuon këtë gjest ndonjë lojtari të caktuar, kështu që identiteti i kampionit të botës mbetet ende i panjohur publikisht./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një prej futbollistëve që fitoi Kupën e Botës 2026 me Spanjën ka hequr dorë nga bonusi i tij për triumfin në turne, në mënyrë që paratë t’u jepen punonjësve të Federatës Spanjolle të Futbollit, raporton AS.Gazeta spanjolle nuk e ka bërë të ditur identitetin e lojtarit, duke theksuar se ai dëshiron që gjesti i tij të mbetet anonim.Shuma që i takonte futbollistit ishte rreth një milion euro. Sipas raportimit, lojtarët dhe Federata kishin arritur marrëveshje para fillimit të turneut për ndarjen e bonuseve, në varësi të rezultateve që do të arrinte kombëtarja.Futbollisti raportohet se mori vendimin si një gjest mirënjohjeje ndaj punonjësve që shoqëruan ekipin gjatë grumbullimit të gjatë për Kupën e Botës. Përveç lojtarëve dhe stafit teknik, një grup i madh punonjësish ishte përgjegjës për organizimin dhe logjistikën e përditshme të ekipit gjatë turneut.AS nuk ka specifikuar se si do të ndahet shuma mes punonjësve të Federatës. Gjithashtu, gazeta nuk ia atribuon këtë gjest ndonjë lojtari të caktuar, kështu që identiteti i kampionit të botës mbetet ende i panjohur publikisht./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…