PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KollitjaA mund ta përkeqësojë teshtima hernien diskale? Ja çfarë duhet të dini
2 min čitanja
Kollitja

A mund ta përkeqësojë teshtima hernien diskale? Ja çfarë duhet të dini

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kollitja dhe teshtitja janë mekanizma të rëndësishëm që mbrojnë sistemin e frymëmarrjes nga substancat e huaja dhe patogjenët e ndryshëm. Organizmi i nxjerr ose i largon natyrshëm dhe me forcë irrituesit që mund të shkaktojnë acarim në hundë dhe në gojë.Kjo shpesh shkaktohet nga substanca të huaja që hyjnë në zgavrën e hundës, si tymi, pluhuri ose alergjenë të ndryshëm. Ato mund të irritojnë septumin e hundës, duke shkaktuar refleksin e teshtitjes, raporton S-spineandjointhospital.com. Gjatë teshtitjes ndodh një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve të kraharorit dhe diafragmës, pa pasur kohë të përgatitemi ose të tendosim paraprakisht muskujt.Edhe pse kollitja dhe teshtitja mund të duken si veprime të zakonshme të përditshme, shumë njerëz mund të mos jenë të vetëdijshëm se kollitja ose teshtitja e fortë mund të shkaktojë dëmtim ose çarje të disqeve ndërvertebrore në pjesën e poshtme të shpinës.Kjo ndodh sepse dëmtimet ose çarjet e disqeve ndërvertebrore nuk shkaktohen vetëm nga qëndrimi ulur për periudha të gjata, ngritja e peshave në mënyrë të gabuar apo aksidentet. Edhe forca e ushtruar gjatë kollitjes ose teshtitjes së fortë mund të jetë një faktor që kontribuon në dëmtimin e disqeve ndërvertebrore të pjesës së poshtme të shpinës.Veçanërisht, personat që kanë tashmë disqe ndërvertebrore të dëmtuara ose të degjeneruara mund të përjetojnë zhvendosje ose hernie të diskut, e cila mund të ushtrojë presion mbi nervat.Kjo mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës që përhapet përgjatë këmbës, si dhe mpirje.Kollitja ose teshtitja, pavarësisht nëse bëhet lehtë apo me forcë, mund të arrijë një shpejtësi prej rreth 30 kilometrash në orë, ndërsa një teshtimë e fortë mund të arrijë deri në 150 kilometra në orë.Prandaj, kur kolliteni ose teshtini me forcë, krijohet presion brenda kraharorit dhe zgavrës së barkut për shkak të tkurrjes së fuqishme të muskujve që rrethojnë trungun e trupit. Kjo, nga ana tjetër, ushtron ngarkesë shtesë mbi disqet ndërver

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kollitja dhe teshtitja janë mekanizma të rëndësishëm që mbrojnë sistemin e frymëmarrjes nga substancat e huaja dhe patogjenët e ndryshëm. Organizmi i nxjerr ose i largon natyrshëm dhe me forcë irrituesit që mund të shkaktojnë acarim në hundë dhe në gojë.Kjo shpesh shkaktohet nga substanca të huaja që hyjnë në zgavrën e hundës, si tymi, pluhuri ose alergjenë të ndryshëm. Ato mund të irritojnë septumin e hundës, duke shkaktuar refleksin e teshtitjes, raporton S-spineandjointhospital.com. Gjatë teshtitjes ndodh një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve të kraharorit dhe diafragmës, pa pasur kohë të përgatitemi ose të tendosim paraprakisht muskujt.Edhe pse kollitja dhe teshtitja mund të duken si veprime të zakonshme të përditshme, shumë njerëz mund të mos jenë të vetëdijshëm se kollitja ose teshtitja e fortë mund të shkaktojë dëmtim ose çarje të disqeve ndërvertebrore në pjesën e poshtme të shpinës.Kjo ndodh sepse dëmtimet ose çarjet e disqeve ndërvertebrore nuk shkaktohen vetëm nga qëndrimi ulur për periudha të gjata, ngritja e peshave në mënyrë të gabuar apo aksidentet. Edhe forca e ushtruar gjatë kollitjes ose teshtitjes së fortë mund të jetë një faktor që kontribuon në dëmtimin e disqeve ndërvertebrore të pjesës së poshtme të shpinës.Veçanërisht, personat që kanë tashmë disqe ndërvertebrore të dëmtuara ose të degjeneruara mund të përjetojnë zhvendosje ose hernie të diskut, e cila mund të ushtrojë presion mbi nervat.Kjo mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës që përhapet përgjatë këmbës, si dhe mpirje.Kollitja ose teshtitja, pavarësisht nëse bëhet lehtë apo me forcë, mund të arrijë një shpejtësi prej rreth 30 kilometrash në orë, ndërsa një teshtimë e fortë mund të arrijë deri në 150 kilometra në orë.Prandaj, kur kolliteni ose teshtini me forcë, krijohet presion brenda kraharorit dhe zgavrës së barkut për shkak të tkurrjes së fuqishme të muskujve që rrethojnë trungun e trupit. Kjo, nga ana tjetër, ushtron ngarkesë shtesë mbi disqet ndërver

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…