Foto: TelegrafiIz objave izvora
Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” u kanë bërë thirrje të gjithë tifozëve për mbështetje maksimale ndaj Irlandës, duke theksuar rëndësinë e pozitës së mirë në grup dhe sigurimit të vazos së dytë për kualifikimet e ardhshme.Tifogrupi zyrtar i Kosovës ka rritur temperaturën para ndeshjes së sotme (e enjte) ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve, duke bërë thirrje për mobilizim të plotë në stadiumin “Fadil Vokrri”.Përmes një postimi në Facebook, “Dardanët” kanë theksuar rëndësinë që ka klasifikimi i Kosovës në grup, pasi një pozitë e mirë do t’i siguronte përfaqësueses vendin në vazon e dytë për kualifikimet e rregullta që nisin në mars të vitit 2027. Kosova nis kampanjën në Ligën e Kombeve, gjithçka rreth përballjes me Irlandën “Dita e ndeshjes. Klasifikimi i mirë në grup na garanton vazon e dytë për kualifikimet e rregullta që nisin në mars 2027”, thuhet në postimin e tifogrupit.“Dardanët” kanë bërë të ditur se kanë marrë të gjitha masat që atmosfera në kryeqytet dhe në stadium të jetë në nivelin më të lartë, duke kërkuar nga tifozët që ta përkrahin Kosovën gjatë gjithë ndeshjes.“Si ‘Dardanë’ kemi marrë të gjitha masat që sonte të jetë festë e vërtetë në ‘Fadil Vokrri’”, thuhet më tej.Përballja ndaj Irlandës zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, me Kosovën që synon një tjetër rezultat pozitiv dhe një pozitë sa më të mirë në grup.Në fund, tifogrupi ka mbyllur mesazhin e tij me thirrjen tradicionale që pritet të dëgjohet fuqishëm në tribuna: “Hajde Kosovë!”. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.