ShqiperiaKadastra derë më derë në Himarë, evidentohen 235 banesa pa dokumentacion pronësie
2 min čitanja
Shqiperia
Kadastra derë më derë në Himarë, evidentohen 235 banesa pa dokumentacion pronësie
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka intensifikuar aksionin në terren për trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie në Bashkinë Himarë, në kuadër të qasjes së re “derë më derë”, e cila synon që shërbimi kadastral të shkojë te qytetari dhe jo e kundërta.Për të ndjekur nga afër punën e ekipeve në terren dhe komunikimin me banorët, në Himarë ka qenë drejtoresha e përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, e cila ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorë të Dhërmiut dhe të Vunoit dhe specialistët që po kryejnë evidentimet.“Ky proces është edhe për ndërtesat pas vitit ’91, edhe për shtëpitë e vjetra. Ne aktualisht po punojmë në 9 fshatrat e parë, duke filluar me Palasën dhe do të vijojmë për të përmbyllur gjithë fshatrat e tjerë”, u shpreh Goxhobelli gjatë takimit me banorët.Në ditët e para të aksionit, ekipet e ASHK-së kanë evidentuar 235 banesa pa dokumentacion pronësie, ndërsa puna në terren do të vijojë në të gjitha fshatrat e Bashkisë Himarë deri më 25 nëntor, sipas kalendarit të publikuar më herët.Në fokus të aksionit janë si banesat e vjetra të ndërtuara para vitit 1991, ashtu edhe objektet informale të ndërtuara pas vitit 1991, të cilat plotësojnë kriteret ligjore për trajtim dhe legalizim.26 mijë vendime legalizimi në 8 muajAksioni në Himarë vjen në një periudhë kur ASHK ka rritur ndjeshëm ritmin e trajtimit të ndërtimeve pa dokumentacion. Nga janari deri në gusht 2026 janë emetuar rreth 26 mijë vendime legalizimi në rang vendi, një shifër e përafërt me totalin e vendimeve të dhëna gjatë gjithë vitit 2025.Në këtë kuadër, aksioni “derë më derë” në Himarë sjell një tjetër mënyrë ndërhyrjeje: ekipet e ASHK-së nuk presin vetëm aplikimet apo vetëdeklarimet e qytetarëve, por shkojnë në territor për të evidentuar problematikat dhe për të nisur trajtimin e tyre nga afër.Një risi e rëndësishme lidhet edhe me zbatimin e VKM-së nr. 600, datë 16.09.2026, e cila krijon mundësinë që gjatë këtij procesi të trajtohen edhe objekte informale që plotësojnë kriteret e përcaktuara
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.