PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Afrim bunjaku​Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, institucionet kërkojnë drejtësi për sulmin në Banjskë
2 min čitanja
Afrim bunjaku

​Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, institucionet kërkojnë drejtësi për sulmin në Banjskë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tre vjet pas ditës kur ra në krye të detyrës në Banjskë, Afrim Bunjaku u kujtua sot në familjen e tij mes dhimbjes, krenarisë dhe respektit për sakrificën e tij.Në përvjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, përfaqësues të institucioneve vizituan familjen Bunjaku. Ata nderuan jetën dhe veprën e policit të vrarë më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të armatosur në Banjskë.Në mesin e tyre ishte edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Ajo tha se vepra dhe sakrifica e Afrim Bunjakut do të mbeten pjesë e historisë së Kosovës.Haxhiu theksoi se institucionet vazhdojnë të kërkojnë nga partnerët ndërkombëtarë që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.“Jemi bashkë në dhimbje dhe jemi krenarë bashkë, për shkak se vepra dhe sakrifica e Afrim Bunjakut do të mbetet pjesë e historisë së Kosovës, se si ai e dha jetën për shtetin e Kosovës, si ai bashkë me policët tjerë që kanë qenë të angazhuar në Banjskë e prishën planin e Serbisë përmes grupit terrorist që tentuan të aneksojnë një pjesë të Kosovës. Ta kujtojmë edhe sot qëndresën, por edhe çdo gjë tjetër. Bëhuni të fortë. E di se dhimbja mbetet e madhe, por edhe krenarë për veprën e tij”, tha Haxhiu.Ajo kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për transferimin në Kosovë të personave të dyshuar për organizimin dhe kryerjen e sulmit.“Kërkojmë që edhe partnerët ndërkombëtarë t’i bëjnë presion Serbisë dhe ta transferojnë në Kosovë kryeterroristin dhe terroristët e tjerë dhe në vazhdimësi kemi bërë kërkesa nga partnerët që t’i transferojnë dhe të përballen para drejtësisë në Kosovë. Kjo ka qenë një nga temat e kryeministrit Kurtit në SHBA, në vizitë atje. Prandaj edhe nuk është i pranishëm këtu, por do të jetë në akademinë në nder të jetës dhe veprës së Afrim Bunjakut”, tha ajo.Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e cilësoi përvjetorin si ditë dhimbjeje, por edhe krenarie për sakrificën e Bunjakut dhe policëve që u përballën me grupin e armatosur në Banjskë.“Është

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tre vjet pas ditës kur ra në krye të detyrës në Banjskë, Afrim Bunjaku u kujtua sot në familjen e tij mes dhimbjes, krenarisë dhe respektit për sakrificën e tij.Në përvjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, përfaqësues të institucioneve vizituan familjen Bunjaku. Ata nderuan jetën dhe veprën e policit të vrarë më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të armatosur në Banjskë.Në mesin e tyre ishte edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Ajo tha se vepra dhe sakrifica e Afrim Bunjakut do të mbeten pjesë e historisë së Kosovës.Haxhiu theksoi se institucionet vazhdojnë të kërkojnë nga partnerët ndërkombëtarë që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.“Jemi bashkë në dhimbje dhe jemi krenarë bashkë, për shkak se vepra dhe sakrifica e Afrim Bunjakut do të mbetet pjesë e historisë së Kosovës, se si ai e dha jetën për shtetin e Kosovës, si ai bashkë me policët tjerë që kanë qenë të angazhuar në Banjskë e prishën planin e Serbisë përmes grupit terrorist që tentuan të aneksojnë një pjesë të Kosovës. Ta kujtojmë edhe sot qëndresën, por edhe çdo gjë tjetër. Bëhuni të fortë. E di se dhimbja mbetet e madhe, por edhe krenarë për veprën e tij”, tha Haxhiu.Ajo kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për transferimin në Kosovë të personave të dyshuar për organizimin dhe kryerjen e sulmit.“Kërkojmë që edhe partnerët ndërkombëtarë t’i bëjnë presion Serbisë dhe ta transferojnë në Kosovë kryeterroristin dhe terroristët e tjerë dhe në vazhdimësi kemi bërë kërkesa nga partnerët që t’i transferojnë dhe të përballen para drejtësisë në Kosovë. Kjo ka qenë një nga temat e kryeministrit Kurtit në SHBA, në vizitë atje. Prandaj edhe nuk është i pranishëm këtu, por do të jetë në akademinë në nder të jetës dhe veprës së Afrim Bunjakut”, tha ajo.Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e cilësoi përvjetorin si ditë dhimbjeje, por edhe krenarie për sakrificën e Bunjakut dhe policëve që u përballën me grupin e armatosur në Banjskë.“Është

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…