CiaÇfarë dihet rreth paralajmërimit të CIA-s për kërcënimin nga dronët rusë ndaj Evropës Jugore
2 min čitanja
Cia
Çfarë dihet rreth paralajmërimit të CIA-s për kërcënimin nga dronët rusë ndaj Evropës Jugore
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar disa vende evropiane për një operacion të mundshëm rus me dronë ndaj objektivave në Spanjë, Francë ose Itali, sipas një raportimi të gazetës spanjolle El Mundo.Skenari i përshkruar është veçanërisht shqetësues: dronët rusë mund të transportohen fshehurazi në anije tregtare dhe të lëshohen nga deti, duke shmangur nevojën për të kaluar përmes kufijve tokësorë, transmeton Telegrafi.Sipas burimeve anonime pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Lituanisë, të cituara nga El Mundo, droni që mund të përdorej është Gerbera – një mjet relativisht i vogël, rreth dy metra i gjatë dhe me peshë deri në 18 kilogramë, që mund të arrijë rreth 160 kilometra në orë dhe ka rreze veprimi deri në 600 kilometra.Ngarkesa shpërthyese është e kufizuar, rreth 4 deri në 5 kilogramë, ndaj qëllimi nuk do të ishte domosdoshmërisht shkatërrimi masiv. Sipas raportimit, një sulm i tillë mund të synonte të shkaktonte zjarre, të dëmtonte pajisje ose të mbyllte përkohësisht një aeroport apo objekt tjetër kritik.Ideja e lëshimit të dronëve nga deti nuk konsiderohet vetëm një skenar teorik. Raportimi përmend raste të mëparshme ku janë vërejtur dronë të lidhur me platforma detare ruse, ndërsa në Evropë janë regjistruar edhe incidente me dronë në hapësirën ajrore të Polonisë dhe një sulm me dronë në aeroportin e Leipzigut, të cilin autoritetet gjermane ia kanë atribuar Rusisë.Sipas ekspertëve të cituar nga El Mundo, shqetësimi nuk lidhet vetëm me afërsinë gjeografike me Rusinë, por edhe me dobësitë e mundshme të mbrojtjes ajrore. Analisti britanik Keir Giles ka argumentuar se Rusia mund të kërkojë “pikën më të dobët” në Evropë, dhe jo domosdoshmërisht një shtet në vijën e parë të konfliktit.Paralajmërimi vjen gjithashtu në një periudhë të ndjeshme për sigurinë evropiane, pasi këto tri vende pritet të kenë zgjedhje në vitin 2027. Sipas raportimit, një sulm relativisht i lirë, por me ndikim të madh mediatik, mund të përdorej për të krijuar frikë dhe presion p
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.