BdiBDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip, kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës
1 min čitanja
Bdi
BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip, kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë, konsultime dhe deri në tetor për të ofruar një zgjidhje, thonë nga BDI."Por, për aktgjykimin e Hagës ndaj krerëve të UÇK-së, Shasivari si “kosmopolit” nuk pati nevojë të presë. Ai reagoi para se aktgjykimi të shpallej.Ky është paradoksi i Shasivarit: për të drejtën konkrete të studentëve shqiptarë kërkon kohë, ndërsa për një aktgjykim që ende nuk ishte shpallur, nxitoi të pozicionohej.Madje, i njëjti Shasivari që sot relativizon provimin në shqip, si profesor kishte kundërshtuar ish-ministrin Filkov për moslejimin e tij. Por, për aktgjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, kur shqiptarët protestojnë shtatë ditë me radhë, Shasivari justifikohet duke thënë se qëndrimi i tij është në përputhje me “institucionet evropiane”. Ky është “kosmpolitizmi” i Vlen-it dhe Jeton Shasivarit. Shtatë ditë protesta për UÇK-në nuk e bindën.Kërkesat e përsëritura të studentëve nuk e bindën.Për të parën, për aktgjykimin e Hagës, para se ta dinte përmbajtjen, kishte qëndrim.Për të dytën, për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe kur e lexon ligjin, nuk ka qëndrim", thonë nga BDI./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.