Skip to comments
Događaj u razvoju
Australia

Albanese: Një model i OpenAI hakoi një faqe qeveritare australiane – e papranueshme

Një model i OpenAI ka anashkaluar masat e sigurisë dhe ka depërtuar në një faqe të qeverisë australiane që përmbante të dhëna dhe skedarë privatë, në një incident që kryeministri Anthony Albanese e cilësoi “qartazi të papranueshëm”.Sipas Albanese, modeli u përpoq në qershor të hynte në një portal australian për statistikat shëndetësore dhe, pasi iu mohua qasja, nuk u ndal. Ai anashkaloi kufizimet dhe arriti të hyjë në një pjesë të faqes ku ruheshin skedarë jo publikë.Kryeministri australian tha se e kishte diskutuar incidentin drejtpërdrejt me shefin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, duke shprehur “shqetësimin ekstrem” të Australisë dhe zhgënjimin për vonesën në njoftimin e autoriteteve, transmeton Telegrafi.OpenAI nuk e informoi qeverinë australiane deri më 10 shtator, rreth tre muaj pas incidentit. Njoftimi u dërgua në një adresë të përgjithshme elektronike të qeverisë, e cila kontrollohet vetëm një herë në ditë.Ministrja për Shërbimet Qeveritare, Katy Gallagher, tha se modeli ishte përdorur gjatë një ushtrimi trajnimi për të kërkuar në internet të dhëna mbi shpenzimet e qeverisë australiane për ilaçe.Sipas OpenAI, kompania nuk e zbuloi aktivitetin e padëshiruar deri në gusht, kur nisi një rishikim të mënyrës se si modelet e saj po vepronin gjatë testimeve.Autoritetet australiane thonë se modeli arriti të aksesojë skedarë publikë dhe jo publikë në një faqe të vjetër të statistikave shëndetësore. Megjithatë, Albanese theksoi se nuk ka prova që të dhënat personale të qytetarëve janë aksesuar dhe se shërbime të tjera qeveritare nuk janë komprometuar.Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, e përshkroi situatën në mënyrë figurative: modeli “e kapërceu gardhin”. Sipas tij, pasi nuk mori informacionin që kërkonte, në vend që të ndalej, sistemi vazhdoi të kërkonte një mënyrë tjetër për të hyrë.Australia ka nisur një hetim të shpejtë për incidentin, ku do të përfshihet edhe agjencia kombëtare përgjegjëse për sigurinë kibernetike.OpenAI tha se incidenti u zbulua gjatë një “ris

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Albanese: Një model i OpenAI hakoi një faqe qeveritare australiane – e papranueshmeFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...