PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ShbaTrump për Erdoganin: Nuk duhet të ngatërroheni me të, është i fortë
2 min čitanja
Shba

Trump për Erdoganin: Nuk duhet të ngatërroheni me të, është i fortë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti amerikan Donald Trump e lavdëroi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë një takimi me liderë të Lindjes së Mesme, duke e cilësuar atë si një “njeri të fortë” dhe duke paralajmëruar se nuk është dikush me të cilin “duhet të ngatërrohesh”.Gjatë takimit shumëpalësh të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), ku morën pjesë kryeministri irakian Ali al-Zaid, presidenti Erdogan, mbreti i Jordanisë Abdullah II, emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa, Trump iu referua në mënyrë të veçantë presidentit turk.“Duke përfshirë edhe mikun tim këtu nga Turqia. Është njeri i fortë. Nuk duhet të ngatërrohesh me të”, tha Trump, duke iu referuar Erdoganit.Më pas, Trump bëri shaka lidhur me përkthimin e deklaratave të tij, përpara se të vazhdonte me vlerësimet për presidentin turk.“Shpresoj që ta përkthejnë siç duhet. Shpresoj të kemi një përkthyes të mirë, por ai është fantastik. Është një njeri fantastik”, tha Trump, duke iu drejtuar Erdoganit dhe duke e cilësuar atë si “mik”.Takimi u zhvillua në një kohë kur po intensifikohen përpjekjet diplomatike për të adresuar tensionet dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, veçanërisht zhvillimet në rajonin e Gjirit.Pas bisedimeve, Erdogan tha se Turqia dhe vendet e tjera të rajonit po punojnë për të kapërcyer sfidat me të cilat përballet Gjiri. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti amerikan Donald Trump e lavdëroi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë një takimi me liderë të Lindjes së Mesme, duke e cilësuar atë si një “njeri të fortë” dhe duke paralajmëruar se nuk është dikush me të cilin “duhet të ngatërrohesh”.Gjatë takimit shumëpalësh të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), ku morën pjesë kryeministri irakian Ali al-Zaid, presidenti Erdogan, mbreti i Jordanisë Abdullah II, emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa, Trump iu referua në mënyrë të veçantë presidentit turk.“Duke përfshirë edhe mikun tim këtu nga Turqia. Është njeri i fortë. Nuk duhet të ngatërrohesh me të”, tha Trump, duke iu referuar Erdoganit.Më pas, Trump bëri shaka lidhur me përkthimin e deklaratave të tij, përpara se të vazhdonte me vlerësimet për presidentin turk.“Shpresoj që ta përkthejnë siç duhet. Shpresoj të kemi një përkthyes të mirë, por ai është fantastik. Është një njeri fantastik”, tha Trump, duke iu drejtuar Erdoganit dhe duke e cilësuar atë si “mik”.Takimi u zhvillua në një kohë kur po intensifikohen përpjekjet diplomatike për të adresuar tensionet dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, veçanërisht zhvillimet në rajonin e Gjirit.Pas bisedimeve, Erdogan tha se Turqia dhe vendet e tjera të rajonit po punojnë për të kapërcyer sfidat me të cilat përballet Gjiri. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…