PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shendeti ne rend te pareA mund të mbajë syze një bebe 5 muajshe? Flet oftalmologia Mirlinda Kubati
2 min čitanja
Shendeti ne rend te pare

A mund të mbajë syze një bebe 5 muajshe? Flet oftalmologia Mirlinda Kubati

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Syzet te fëmijët zakonisht lidhen me moshat më të rritura, kur ata fillojnë të ankohen për shikim, afrohen shumë te televizori apo kanë vështirësi në lexim. Por, sipas strabologes Mirlinda Kubati, në raste të caktuara, syze mund të mbajnë edhe foshnjat shumë të vogla.Për këtë temë, Kubati ka folur në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati.Duke folur për rastet kur fëmijët kanë dioptri të lartë, ajo tha se prindërit nuk duhet të habiten nëse mjeku rekomandon syze edhe për një foshnjë. Sipas saj, ka raste kur shkaktar i strabizmit është dioptria, sidomos hipermetropia apo dioptria plus, e cila mund të jetë në shkallë të lartë.“Shkaktar i strabizmit është dioptria, hipermetropia apo dioptria plus që është në shkallë të lartë, plus shtatë, plus tetë, plus nëntë”, tha Kubati.Në këto raste, sipas saj, nuk duhet humbur kohë.“Aty ne nuk duhet të humbim kohë asnjë minutë”, u shpreh ajo.Kubati tregoi se në praktikën e saj ka pasur edhe foshnja pesë muajshe që kanë mbajtur syze.“Unë kam fëmijë, beba, foshnje pesë muajsh që kanë syza”, tha ajo.Ajo tha se një nga brengat më të zakonshme të prindërve është nëse një foshnjë kaq e vogël do t’i mbajë syzet. Kur duhet ta çoni fëmijën për kontroll të syve? Sqaron oftalmologia, Mirlinda Kubati “Çdo herë është ajo pyetje dhe brenga e prindit: a do t’i mbajë kjo bebe, kjo foshnjë pesë muajshe syze?”, tha Kubati.Sipas saj, nëse syzet e ndihmojnë foshnjën të shohë më qartë, në shumë raste fëmija nuk i refuzon ato.“Nëse është një dioptri që me të vërtetë ia sqaron, e shikon më qartë, në asnjë moment beba nuk i heq syzat”, u shpreh ajo.Kubati tregoi se gjatë vizitave ka pasur raste kur foshnja ka reaguar më shumë kur i janë hequr syzet sesa kur i është hequr biberoni.Për më shumë shikoni të plotë podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë": - YouTube www.youtube.com

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Syzet te fëmijët zakonisht lidhen me moshat më të rritura, kur ata fillojnë të ankohen për shikim, afrohen shumë te televizori apo kanë vështirësi në lexim. Por, sipas strabologes Mirlinda Kubati, në raste të caktuara, syze mund të mbajnë edhe foshnjat shumë të vogla.Për këtë temë, Kubati ka folur në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati.Duke folur për rastet kur fëmijët kanë dioptri të lartë, ajo tha se prindërit nuk duhet të habiten nëse mjeku rekomandon syze edhe për një foshnjë. Sipas saj, ka raste kur shkaktar i strabizmit është dioptria, sidomos hipermetropia apo dioptria plus, e cila mund të jetë në shkallë të lartë.“Shkaktar i strabizmit është dioptria, hipermetropia apo dioptria plus që është në shkallë të lartë, plus shtatë, plus tetë, plus nëntë”, tha Kubati.Në këto raste, sipas saj, nuk duhet humbur kohë.“Aty ne nuk duhet të humbim kohë asnjë minutë”, u shpreh ajo.Kubati tregoi se në praktikën e saj ka pasur edhe foshnja pesë muajshe që kanë mbajtur syze.“Unë kam fëmijë, beba, foshnje pesë muajsh që kanë syza”, tha ajo.Ajo tha se një nga brengat më të zakonshme të prindërve është nëse një foshnjë kaq e vogël do t’i mbajë syzet. Kur duhet ta çoni fëmijën për kontroll të syve? Sqaron oftalmologia, Mirlinda Kubati “Çdo herë është ajo pyetje dhe brenga e prindit: a do t’i mbajë kjo bebe, kjo foshnjë pesë muajshe syze?”, tha Kubati.Sipas saj, nëse syzet e ndihmojnë foshnjën të shohë më qartë, në shumë raste fëmija nuk i refuzon ato.“Nëse është një dioptri që me të vërtetë ia sqaron, e shikon më qartë, në asnjë moment beba nuk i heq syzat”, u shpreh ajo.Kubati tregoi se gjatë vizitave ka pasur raste kur foshnja ka reaguar më shumë kur i janë hequr syzet sesa kur i është hequr biberoni.Për më shumë shikoni të plotë podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë": - YouTube www.youtube.com

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…