Foto: TelegrafiIz objave izvora
Një gjykatës federal ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë të rikthejë aksesin për gazetarët e CNN, MS NOW dhe Politico, pasi kredencialet e tyre për të raportuar nga Shtëpia e Bardhë u ishin hequr.Gjykatësi Timothy Kelly vendosi se ndalimi shkelte parimet bazë të procesit të rregullt ligjor, pasi mediat nuk ishin njoftuar paraprakisht dhe nuk u ishte dhënë mundësia të kundërshtonin vendimin.Trump e kishte njoftuar ndalimin përmes një postimi në rrjete sociale, duke i akuzuar mediat për “lajme të rreme” dhe duke paralajmëruar se masa të ngjashme mund të merreshin edhe ndaj organizatave të tjera mediatike.Në gjykatë, Departamenti i Drejtësisë argumentoi se ndalimi lidhej me çështje të sigurisë kombëtare, duke përmendur edhe një raportim për planet për ndërtimin e një bunkeri nën Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë.Avokatët e mediave kundërshtuan, duke thënë se siguria kombëtare nuk ishte përmendur kur ndalimi u shpall fillimisht.Gjykatësi Kelly vuri në dukje se artikulli për Krahun Lindor ishte publikuar disa muaj përpara rinovimit të kredencialeve të gazetarit të CNN, duke ngritur pikëpyetje mbi kronologjinë e argumentit të qeverisë.Ndryshe, vendimi erdhi pasi rreth 50 organizata mediatike, përfshirë rrjetet kryesore televizive amerikane, shprehën mbështetje për mediat e prekura. Disa prej tyre ndërprenë mbulimin e aktiviteteve të Shtëpisë së Bardhë në shenjë solidariteti. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.