Skip to comments
Događaj u razvoju
Kombëtarja e kosovës

Kosova kërkon startin e ëndrrave – “Dardanët” sonte nisin misionin e ri në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës

Kombëtarja e Kosovës nis sonte (e enjte) një tjetër aventurë në Ligën e Kombeve. “Dardanët” përballen me Republikën e Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që zhvillohet nga ora 20:45 dhe shënon startin e Kosovës në Ligën B të Kombeve.Përballë do të jetë një Irlandë që vjen në Prishtinë me synimin për ta nisur me rezultat pozitiv ciklin e ri. Kjo do të jetë përballja e parë zyrtare mes dy kombëtareve, ndërsa irlandezët kanë fituar secilën prej dy ndeshjeve të tyre të fundit në Ligën e Kombeve dhe synojnë ta zgjasin serinë në tri fitore radhazi për herë të parë në këtë garë.Kosova, në anën tjetër, do ta ketë në krah faktorin “Fadil Vokrri”. “Dardanët” kanë humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit zyrtare në shtëpi ndaj kombëtareve evropiane, ndërsa në shtatë ndeshjet e fundit zyrtare të zhvilluara në Prishtinë kanë pësuar vetëm tri gola. Kosova do të ketë edhe disa mungesa të rëndësishme. Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonaj nuk janë më pjesë e kombëtares, ndërsa Florent Muslija dhe Elvis Rexhbeçaj mungojnë për shkak të lëndimeve. Këto mungesa, megjithatë, kanë hapur hapësirë për emra të rinj, me Erblin Osmanin, Dion Kaçurin dhe Milot Avdylin që janë pjesë e listës së Fodës. Muriqi pritet të jetë një prej figurave kryesore të “Dardanëve”, veçanërisht duke pasur parasysh rekordin e tij në këtë garë, ku me 13 gola, ai është ndër golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kombeve.Ndërkohë tek Irlanda, përzgjedhësi irlandez Heimir Hallgrimsson numëron katër mungesa për këtë sfidë, ku theksohen ato të Seamus Coleman dhe Nathan Collins.Me një stadium që pritet të jetë i mbushur, një kundërshtar të fortë dhe tri pikë që mund të kenë peshë të madhe në një grup ku Austria shihet si favorite, Kosova e nis sonte misionin e saj të ri në Ligën e Kombeve./Telegrafi/

Objavljeno · ažurirano 08:22 · 2 min čitanja

Slika uz članak: Kosova kërkon startin e ëndrrave – “Dardanët” sonte nisin misionin e ri në Ligën e Kombeve ndaj IrlandësFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Kombëtarja e Kosovës nis sonte (e enjte) një tjetër aventurë në Ligën e Kombeve. “Dardanët” përballen me Republikën e Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që zhvillohet nga ora 20:45 dhe shënon startin e Kosovës në Ligën B të Kombeve.Përballë do të jetë një Irlandë që vjen në Prishtinë me synimin për ta nisur me rezultat pozitiv ciklin e ri. Kjo do të jetë përballja e parë zyrtare mes dy kombëtareve, ndërsa irlandezët kanë fituar secilën prej dy ndeshjeve të tyre të fundit në Ligën e Kombeve dhe synojnë ta zgjasin serinë në tri fitore radhazi për herë të parë në këtë garë.Kosova, në anën tjetër, do ta ketë në krah faktorin “Fadil Vokrri”. “Dardanët” kanë humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit zyrtare në shtëpi ndaj kombëtareve evropiane, ndërsa në shtatë ndeshjet e fundit zyrtare të zhvilluara në Prishtinë kanë pësuar vetëm tri gola. Kosova do të ketë edhe disa mungesa të rëndësishme. Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonaj nuk janë më pjesë e kombëtares, ndërsa Florent Muslija dhe Elvis Rexhbeçaj mungojnë për shkak të lëndimeve. Këto mungesa, megjithatë, kanë hapur hapësirë për emra të rinj, me Erblin Osmanin, Dion Kaçurin dhe Milot Avdylin që janë pjesë e listës së Fodës. Muriqi pritet të jetë një prej figurave kryesore të “Dardanëve”, veçanërisht duke pasur parasysh rekordin e tij në këtë garë, ku me 13 gola, ai është ndër golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kombeve.Ndërkohë tek Irlanda, përzgjedhësi irlandez Heimir Hallgrimsson numëron katër mungesa për këtë sfidë, ku theksohen ato të Seamus Coleman dhe Nathan Collins.Me një stadium që pritet të jetë i mbushur, një kundërshtar të fortë dhe tri pikë që mund të kenë peshë të madhe në një grup ku Austria shihet si favorite, Kosova e nis sonte misionin e saj të ri në Ligën e Kombeve./Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...