Foto: TelegrafiIz objave izvora
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paraqitën vizione të kundërta për mënyrën se si bota duhet ta menaxhojë inteligjencën artificiale, gjatë fjalimeve të tyre në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.Ndërsa Trump kundërshtoi përpjekjet globale për vendosjen e rregullave mbi inteligjencën artificiale, Guterres paralajmëroi për rreziqet që mund të sjellë delegimi te makinat i vendimeve që lidhen me jetën dhe vdekjen. Në të njëjtën kohë, liderë të tjerë botërorë bënë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar dhe krijimin e mekanizmave të përbashkët për menaxhimin e kësaj teknologjie.Duke iu referuar një raporti të ri shkencor të OKB-së, i cili paralajmëron se ekziston një mundësi e vogël, por reale, që inteligjenca artificiale të shkaktojë dëme katastrofike dhe të pakthyeshme, Guterres e nisi fjalimin para liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me thirrje për forcimin e mbikëqyrjes së kësaj teknologjie dhe paralajmërime për pasojat që ajo mund të sjellë.“Le të vendosim që vendimet mbi jetën dhe vdekjen të mos u besohen kurrë makinave. Robotët vrasës nuk duhet të kenë vend në të ardhmen tonë”, tha shefi i OKB-së gjatë fjalimit të tij të lamtumirës para liderëve botërorë. Trump ia ndërroi emrin inteligjencës artificiale Guterres kishte paralajmëruar për rreziqet e inteligjencës artificiale edhe në fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme, një dekadë më parë, shkruan euronews.Ai tha se bota duhet të “krijojë kushtet për një zhvillim të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, si dhe masat mbrojtëse të nevojshme për të përballuar rreziqet që ajo paraqet”.Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të diskutojë të mërkurën mënyrat për vendosjen e mekanizmave të kontrollit mbi këtë teknologji. Në takim pritet të marrin pjesë edhe disa prej emrave më të njohur të fushës së inteligjencës artificiale.“Është super, jo artificiale”, thotë TrumpMë pak se një orë më vonë, Trump kundërshtoi pa
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.