PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Harvey elliottYlli i Liverpoolit në krizë shkaku i peshës: Vetëm 88 minuta dhe kritika të ashpra në Spanjë
2 min čitanja
Harvey elliott

Ylli i Liverpoolit në krizë shkaku i peshës: Vetëm 88 minuta dhe kritika të ashpra në Spanjë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Harvey Elliott po kalon një periudhë të vështirë te Valencia, vetëm pak muaj pasi u largua nga Liverpooli në kërkim të më shumë hapësirës dhe një fillimi të ri në karrierë.Mesfushori 23-vjeçar, i huazuar te Valencia, është kritikuar nga mediat spanjolle për gjendjen e tij fizike. “Marca” ka shkruar se Elliott është ende larg formës së tij më të mirë dhe se duhet të shfrytëzojë pauzën e kombëtareve për t’u rikthyer në nivelin e duhur.Elliott ka luajtur vetëm tri ndeshje këtë sezon, të gjitha si zëvendësues, duke grumbulluar gjithsej 88 minuta. Ai luajti 36 minuta ndaj Barcelonës, 28 kundër Sevillas dhe 21 ndaj Real Sociedadit. Valencia i humbi të trija këto ndeshje. Situata është e ngjashme me sezonin e kaluar te Aston Villa, ku Elliott pati vetëm nëntë paraqitje. Ai u largua nga Liverpooli pasi nuk arriti të kishte hapësirën e dëshiruar dhe tani përballet me një tjetër sfidë për të rikthyer formën.Problemet shtohen edhe nga situata e vështirë e Valencias. Klubi ka pësuar pesë humbje në shtatë ndeshjet e para dhe ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës, ndërsa trajneri Carlos Corberán është shkarkuar. Elliott tani do të punojë me trajnerin e ri Javier Aguirre.Pavarësisht vështirësive, Elliott mbetet optimist. Ai ka thënë se dëshiron të luajë rregullisht dhe se është gati për të dhënë maksimumin, ndërsa vendimi për aktivizimin e tij i takon trajnerit. Elliott ka zhvilluar 149 ndeshje për Liverpoolin, me 15 gola dhe 21 asistime. Ai është ende vetëm 23 vjeç dhe ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Harvey Elliott po kalon një periudhë të vështirë te Valencia, vetëm pak muaj pasi u largua nga Liverpooli në kërkim të më shumë hapësirës dhe një fillimi të ri në karrierë.Mesfushori 23-vjeçar, i huazuar te Valencia, është kritikuar nga mediat spanjolle për gjendjen e tij fizike. “Marca” ka shkruar se Elliott është ende larg formës së tij më të mirë dhe se duhet të shfrytëzojë pauzën e kombëtareve për t’u rikthyer në nivelin e duhur.Elliott ka luajtur vetëm tri ndeshje këtë sezon, të gjitha si zëvendësues, duke grumbulluar gjithsej 88 minuta. Ai luajti 36 minuta ndaj Barcelonës, 28 kundër Sevillas dhe 21 ndaj Real Sociedadit. Valencia i humbi të trija këto ndeshje. Situata është e ngjashme me sezonin e kaluar te Aston Villa, ku Elliott pati vetëm nëntë paraqitje. Ai u largua nga Liverpooli pasi nuk arriti të kishte hapësirën e dëshiruar dhe tani përballet me një tjetër sfidë për të rikthyer formën.Problemet shtohen edhe nga situata e vështirë e Valencias. Klubi ka pësuar pesë humbje në shtatë ndeshjet e para dhe ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës, ndërsa trajneri Carlos Corberán është shkarkuar. Elliott tani do të punojë me trajnerin e ri Javier Aguirre.Pavarësisht vështirësive, Elliott mbetet optimist. Ai ka thënë se dëshiron të luajë rregullisht dhe se është gati për të dhënë maksimumin, ndërsa vendimi për aktivizimin e tij i takon trajnerit. Elliott ka zhvilluar 149 ndeshje për Liverpoolin, me 15 gola dhe 21 asistime. Ai është ende vetëm 23 vjeç dhe ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…