Jakup krasniqiYll Limani me mesazh të fuqishëm para turmës së protestuesve: Heshtja sot, nesër bëhet harresë
2 min čitanja
Jakup krasniqi
Yll Limani me mesazh të fuqishëm para turmës së protestuesve: Heshtja sot, nesër bëhet harresë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, është ngjitur sonte në skenën e vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e tetë të protestave kundër Gjykatës Speciale në Hagë dhe vendimit për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Para protestuesve, Limani mbajti një fjalim ku foli për rëndësinë e ruajtjes së kujtesës dhe historisë së Kosovës, duke shprehur shqetësimin se historia e luftës mund të rrëfehet pa zërin e atyre që e kanë përjetuar atë.“Që historia jonë me u shkru prej dikujt tjetër, e na me nejtë anash dhe me heshtë, mbrapa katër emrave që sot janë në Hagë është një gjeneratë, është një popull që e ka ditë shumë mirë çka domethënë me jetu pa lirinë”, tha Limani.Ai theksoi se largësia e ish-krerëve të UÇK-së nga Kosova nuk përbën shqetësimin e vetëm, por edhe mënyra se si mund të përcillet historia e vendit te brezat e ardhshëm.“E sot, kur i shohim ata larg Kosovës, nuk është na dhemb veç largësia. Na dhemb ideja që historia jonë mundet me u tregu pa neve. Na dhemb ideja që një ditë fëmijët tanë mujnë me mësu luftën tonë prej aktgjykimeve, e jo prej asaj që ky popull e ka jetu në lëkurën e vet”, u shpreh këngëtari. Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms Gjatë qëndrimit mes protestuesve, Limani ishte i veshur me një bluzë të zezë, në të cilën kishte të stampuar stemën e UÇK-së.Protestat “Jo në emrin tim” po mbahen çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbeu”, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.