PrishtinaPërshtypja e gazetarit irlandez për Kosovën: E tashmja e këndshme lind nga jehonat e një të kaluare të errët
2 min čitanja
Prishtina
Përshtypja e gazetarit irlandez për Kosovën: E tashmja e këndshme lind nga jehonat e një të kaluare të errët
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Prishtina, historia e saj, kujtesa e luftës dhe transformimi që ka përjetuar kryeqyteti i Kosovës janë vënë në fokus të një reportazhi të medias irlandeze në prag të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Irlandës.Në reportazh përshkruhet kontrasti mes së kaluarës së Kosovës, e cila vazhdon të jetë e pranishme përmes monumenteve dhe simboleve në kryeqytet, dhe një Prishtine moderne, të re dhe dinamike.Gazetari e nis rrëfimin me zhvillimet e fundit lidhur me aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe protestat që pasuan në Prishtinë, duke e lidhur këtë me historinë e luftës së Kosovës.Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, emri i të cilit, sipas gazetarit, është ndër gjërat e para që shohin tifozët irlandezë pas mbërritjes në Kosovë.Ai shkruan se emri dhe imazhi i Adem Jasharit mund të shihen në forma të ndryshme në Prishtinë, ndërsa rikujton edhe zhvillimet e vitit 1999 në aeroport, kur trupat ruse mbërritën atje para forcave të NATO-s.Në reportazh përmendet edhe prania e trupave britanike dhe përballja e tensionuar që pasoi, e cila përfundoi pa përshkallëzim të mëtejshëm.Gjurmët e luftës, sipas autorit, mund të shihen edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ku Kosova do të përballet me Irlandën, gazetari veçon memorialin “Heroinat”, kushtuar grave që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës së viteve 1998-1999.Ai përmend gjithashtu statujën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe bulevardin që mban emrin e tij, duke shkruar për respektin që ekziston në Kosovë ndaj Clintonit për rolin e SHBA-së dhe NATO-s gjatë luftës.Në fokus të reportazhit është edhe sheshi “Skënderbeu”, ku gazetari kishte parë posterë me emblemën e UÇK-së dhe fotografitë e ish-krerëve të saj, përfshirë Hashim Thaçin.Megjithatë, përtej këtyre kujtimeve dhe zhvillimeve politike, ajo që i ka lënë përshtypje gazetarit është atmosfera e përditshme e Prishtinës.Ai e përshkruan kryeqytetin si të relaksuar dhe m
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.