ItaliaItalia rikthehet te energjia bërthamore pas gati 40 vitesh
1 min čitanja
Italia
Italia rikthehet te energjia bërthamore pas gati 40 vitesh
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Senati italian ka miratuar të mërkurën një ligj që mundëson rikthimin e energjisë bërthamore në vend, gati katër dekada pasi katastrofa e Çernobilit ndikoi në braktisjen e programit bërthamor të Italisë.Ligji u miratua me 81 vota pro, 51 kundër dhe shtatë abstenime, shkruan ap.Për qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike dhe përmbushjes së objektivave klimatike. Ligji, i miratuar më herët edhe nga Dhoma e Deputetëve, krijon kuadrin ligjor për teknologjitë e reja bërthamore.Qeveria do të ketë tani 12 muaj kohë për të nxjerrë rregulloret zbatuese, të cilat do të përcaktojnë procedurat për licencimin e reaktorëve, standardet e sigurisë, menaxhimin e mbetjeve radioaktive dhe kriteret për përzgjedhjen e lokacioneve të ardhshme.Me këtë vendim, Italia nis rikthimin te energjia bërthamore, të cilën qytetarët e kishin refuzuar në dy referendume, pas katastrofës së Çernobilit në vitin 1986 dhe aksidentit në Fukushima në vitin 2011. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.