HolandaHolanda ndryshon qëndrim për Eurovisionin, konfirmon pjesëmarrjen një vit pasi e bojkotoi për shkak të Izraelit
2 min čitanja
Holanda
Holanda ndryshon qëndrim për Eurovisionin, konfirmon pjesëmarrjen një vit pasi e bojkotoi për shkak të Izraelit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Holanda rikthehet në Eurovision 2027, një vit pas tërheqjes për shkak të pjesëmarrjes së IzraelitHolanda do të rikthehet në Eurovision në vitin 2027, një vit pasi u tërhoq nga gara për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.Organizata holandeze e transmetuesve publikë, NPO, ka konfirmuar se vendi do të marrë pjesë me një përfaqësues të tijin. Përzgjedhja dhe mbështetja e artistit do t’i besohet një ekipi të pavarur ekspertësh.Transmetuesi holandez AVROTROS u tërhoq nga Eurovision 2026 pasi Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) vendosi të lejojë pjesëmarrjen e Izraelit.Në atë kohë, AVROTROS kishte bërë të qartë se nuk do të merrte pjesë për sa kohë Izraeli do të ishte pjesë e garës. Si arsye për vendimin, transmetuesi përmendi situatën humanitare në Gaza, kufizimet ndaj lirisë së medias dhe presionet politike gjatë edicionit të mëparshëm të Eurovisionit.Pas këtij vendimi, AVROTROS ia riktheu përgjegjësinë për pjesëmarrjen e Holandës organizatës NPO, pasi kishte vendosur të mos rikthehej as në edicionin e vitit 2027.Megjithatë, NPO ka zhvilluar ndërkohë bisedime me EBU-në dhe ka vlerësuar se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm lidhur me rregullat e garës. Sipas organizatës holandeze, këto ndryshime janë pjesërisht rezultat i presionit të transmetuesve publikë që kanë kritikuar mënyrën se si është zhvilluar gara. NPO, e cila koordinon sistemin holandez të transmetimit publik, ka zhvilluar diskutime me EBU-në për të ardhmen e konkursit.Sipas drejtuesve të NPO-së, është arritur një marrëveshje që në qendër të Eurovisionit të rikthehet qëllimi fillestar i konkursit: bashkimi përmes muzikës.“Jemi plotësisht të vetëdijshëm për ndjenjat e ndara që pjesëmarrja në Eurovision shkakton në Holandë. I kemi kërkuar në mënyrë të qartë EBU-së që karakteri bashkues i konkursit të rikthehet në qendër të këtij eventi. Besojmë se kjo është e domosdoshme në një kohë të trazirave gjeopolitike, luftërave dhe polarizimit”, ka thënë presidentja e bordit të NPO-së, Jet de Ranitz.“Ne kërkojmë sërish
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.