PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kombëtarja e irlandësHistoria që lidh Kosovën me Irlandën nga viti 1999: Qeveria irlandeze ndaloi ndeshjen me Jugosllavinë
2 min čitanja
Kombëtarja e irlandës

Historia që lidh Kosovën me Irlandën nga viti 1999: Qeveria irlandeze ndaloi ndeshjen me Jugosllavinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kosova dhe Irlanda përballen të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, por historia mes dy vendeve në futboll ka një kapitull të veçantë që daton nga viti 1999, në kohën e luftës në Kosovë.Më 5 qershor 1999, Irlanda duhej të përballej me Jugosllavinë në Dublin, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2000. Mirëpo, ndeshja nuk u zhvillua sipas planit, pasi qeveria irlandeze vendosi të mos u jepte viza futbollistëve dhe delegacionit jugosllav.Vendimi erdhi në kulmin e luftës në Kosovë. Qeveria e atëhershme irlandeze, e udhëhequr nga kryeministri Bertie Ahern, argumentoi se nuk ishte e përshtatshme që ndeshja të zhvillohej për shkak të “situatës së papranueshme në Kosovë”. UEFA më herët kishte refuzuar kërkesën irlandeze për shtyrjen ose anulimin e takimit. BBC raportonte në atë kohë se refuzimi i vizave e kishte bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes në datën e paraparë, raportim që konfirmohet edhe nga Radio Televizioni Irlandez (RTE). UEFA pranoi se ndeshja nuk mund të zhvillohej, ndërsa Irlanda rrezikonte edhe sanksione, përfshirë përjashtimin nga kualifikimet për Euro 2000.Edhe futbollistët irlandezë nuk ishin të entuziazmuar për zhvillimin e ndeshjes në atë situatë, ku Kosova ishte në zjarr, ndërsa dëbimi masiv i shqiptarëve nga trojet e tyre kishte ndodhur tashmë. Përzgjedhësi i atëhershëm, Mick McCarthy, kishte thënë se vendimi nuk u takonte lojtarëve, ndërsa në Irlandë kishte protesta dhe kundërshtim të madh publik ndaj përballjes me Jugosllavinë.Në fund, Irlanda nuk u përjashtua nga gara. UEFA e gjobiti Federatën Irlandeze të Futbollit me 25 mijë funte dhe kërkoi kompensimin e shpenzimeve të delegacionit jugosllav. Ndeshja u zhvillua më vonë, më 1 shtator 1999, në Dublin, ku Irlanda fitoi 2-1, me gola të Robbie Keane dhe Mark Kennedy, shkruan RTE. - YouTube www.youtube.com Vendimi i vitit 1999 është rikthyer në vëmendje edhe në vitin 2026. RTÉ, duke analizuar raportin mes sportit dhe politikës, e ka përmendur rastin e atëhershëm si një nga shembujt e historisë së fu

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kosova dhe Irlanda përballen të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, por historia mes dy vendeve në futboll ka një kapitull të veçantë që daton nga viti 1999, në kohën e luftës në Kosovë.Më 5 qershor 1999, Irlanda duhej të përballej me Jugosllavinë në Dublin, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2000. Mirëpo, ndeshja nuk u zhvillua sipas planit, pasi qeveria irlandeze vendosi të mos u jepte viza futbollistëve dhe delegacionit jugosllav.Vendimi erdhi në kulmin e luftës në Kosovë. Qeveria e atëhershme irlandeze, e udhëhequr nga kryeministri Bertie Ahern, argumentoi se nuk ishte e përshtatshme që ndeshja të zhvillohej për shkak të “situatës së papranueshme në Kosovë”. UEFA më herët kishte refuzuar kërkesën irlandeze për shtyrjen ose anulimin e takimit. BBC raportonte në atë kohë se refuzimi i vizave e kishte bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes në datën e paraparë, raportim që konfirmohet edhe nga Radio Televizioni Irlandez (RTE). UEFA pranoi se ndeshja nuk mund të zhvillohej, ndërsa Irlanda rrezikonte edhe sanksione, përfshirë përjashtimin nga kualifikimet për Euro 2000.Edhe futbollistët irlandezë nuk ishin të entuziazmuar për zhvillimin e ndeshjes në atë situatë, ku Kosova ishte në zjarr, ndërsa dëbimi masiv i shqiptarëve nga trojet e tyre kishte ndodhur tashmë. Përzgjedhësi i atëhershëm, Mick McCarthy, kishte thënë se vendimi nuk u takonte lojtarëve, ndërsa në Irlandë kishte protesta dhe kundërshtim të madh publik ndaj përballjes me Jugosllavinë.Në fund, Irlanda nuk u përjashtua nga gara. UEFA e gjobiti Federatën Irlandeze të Futbollit me 25 mijë funte dhe kërkoi kompensimin e shpenzimeve të delegacionit jugosllav. Ndeshja u zhvillua më vonë, më 1 shtator 1999, në Dublin, ku Irlanda fitoi 2-1, me gola të Robbie Keane dhe Mark Kennedy, shkruan RTE. - YouTube www.youtube.com Vendimi i vitit 1999 është rikthyer në vëmendje edhe në vitin 2026. RTÉ, duke analizuar raportin mes sportit dhe politikës, e ka përmendur rastin e atëhershëm si një nga shembujt e historisë së fu

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…