Marco rubioRubio: Serbia është e përfshirë në disa çështje që mund të jenë problematike dhe shpërthyese
1 min čitanja
Marco rubio
Rubio: Serbia është e përfshirë në disa çështje që mund të jenë problematike dhe shpërthyese
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë ta thellojnë bashkëpunimin strategjik me Serbinë, ndërsa ka shprehur shpresën se së shpejti do të ketë mundësi ta vizitojë Beogradin.Rubio i bëri komentet të mërkurën në New York, duke folur për rolin e Serbisë si partnere strategjike të SHBA-së dhe planet e administratës amerikane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.“Shpresoj se do të kem mundësi ta vizitoj (Serbinë)”, tha Rubio. Ai theksoi se administrata e presidentit Donald Trump tashmë ka ndërmarrë hapa për intensifikimin e bashkëpunimit me Beogradin, ndërsa përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit dhe institucioneve të tjera amerikane kanë vizituar Serbinë, raporton nova.rs.Rubio tha se Serbia është e përfshirë në disa çështje që mund të jenë “problematike dhe shpërthyese” dhe që tërheqin vëmendjen ndërkombëtare, por shtoi se Uashingtoni synon të vazhdojë thellimin e marrëdhënieve me Beogradin.“Është një partneritet strategjik që duam ta thellojmë dhe synojmë ta bëjmë këtë, ndërsa trajtojmë disa nga çështjet e mundshme që mund të shfaqen”, tha ai.Ndryshe, Rubio dhe ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, në muajin korrik hapën raundin e parë të Dialogut Strategjik Serbi-SHBA në Washington. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.