Foto: TelegrafiIz objave izvora
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po mbahet nata e tetë me radhë e protestës “Jo në emrin tim”.Protesta po zhvillohet në kundërshtim të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Edhe këtë mbrëmje, protestuesit janë mbledhur në qendër të kryeqytetit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të shkallës së parë dhe për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.Në shesh janë të vendosura pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa “Jo në emrin tim” vazhdon të jetë slogani kryesor i protestës.Dhomat e Specializuara u themeluan nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe një ligji të posaçëm, pas hetimeve që pasuan pretendimet e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të hartuar nga Dick Marty.Pas aktgjykimit dënues ndaj katërshes së UÇK-së, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – partia e themeluar dhe për vite e udhëhequr nga Hashim Thaçi – ka ndërmarrë një nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për Specialen, duke argumentuar se ndryshimet e propozuara nuk synojnë zhbërjen e saj.Si në protestat e përnatshme në Prishtinë, ashtu edhe në ato të organizuara nga veteranët e UÇK-së, është kërkuar ndryshimi i ligjit apo zhbërja e Speciales, si dhe rritja e mbështetjes së shtetit gjatë fazës së apelimit.Çështja e apelimit pritet të zgjatë vite kohë, teksa katërshja e UÇK-së gjendet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Në përgjithësi, Gjykata Speciale deri më tani ka shqiptuar vetëm aktgjykime dënuese, si për raste për pengim të drejtësisë ashtu edhe ato për krime lufte.Për shumë nga të rinjtë në shesh, protesta nuk lidhet vetëm me aktgjykimin, por edhe me një luftë që nuk e kanë përjetuar vetë dhe me të cilën janë rritur.Gjatë viteve ’90, Serbia e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosu
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.