PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Naim gjoshiPas largimit të "Mora Fjalë" nga YouTube, vjen reagimi i autorit: Përdorimi pa leje është i paautorizuar
2 min čitanja
Naim gjoshi

Pas largimit të "Mora Fjalë" nga YouTube, vjen reagimi i autorit: Përdorimi pa leje është i paautorizuar

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kënga më e popullarizuar në Kosovë e mbase edhe në shqiptari, “Mora fjalë” është hequr nga të gjitha platformat në internet, pas një kontesti për të drejtat e autorit. Bëhet fjalë për verzionin origjinal të saj, që këndohej nga Shkurte Fejza, por që është shkruar dhe komponuar nga Naim Gjoshi. Është ky i fundit, që përmes zyrës ligjore “NewWay Consulting”, konfirmoi për KosovaPress se ishte vet ai i cili e bëri kërkesën ta largoj këngën nga çdo kanal zyrtar. “Në cilësinë e përfaqësuesit ekskluziv të autorit z. Naim Gjoshi për përfaqësimin dhe mbrojtjen ekskluzive të të drejtave të tij mbi tekstet dhe kompozimet, duam të qartësojmë përdoruesit: Çdo vepër e tij që është publikuar apo shpërndarë pa leje në YouTube, Facebook, Instagram, TikTok apo në çdo platformë tjetër, online, të cilat kanë vendosur veprën në dispozicion të publikut kudo në botë, do të trajtohen si përdorim i paautorizuar”, tha “NewWay Consulting”.Më tej në një deklaratë me shkrim zyra ligjore ceku se nëse të tjerët duan ta përdorin këngën, ata duhet t ë marrin leje përkatëse për të drejtën e autorit nga Gjoshi. “Ata që duan të vazhdojnë ta përdorin veprën duhet të marrin lejen përkatëse të autorit dhe të adresojnë edhe përdorimin e bërë deri tani pranë zyrës ligjore. Fakti që një këngë gjendet në internet nuk do të thotë se është pa pronar apo e lirë për t’u përdorur. Këto veprime të ndërmarra nuk kanë për qëllim denigrimin e performuesve por vënien në vend të reputacionit dhe respektimin e veprës (Pronës) së Autori z. Naim Gjoshi. Veprat kanë autor. Të drejtat kanë zotërues. Dhe ato duhet të respektohen”, përfunduan NewWay Consulting. KosovaPress ka kontaktuar dhe me këngëtaren Shkurte Fejza, e cila e ka bërë të njohur këtë këngë, por nuk ka marr ndonjë përgjigje. Ndërsa është duke provuar ta kontaktojë edhe Qazim Bekën, këngëtarin që i pari e këndoi atë që do të shndërrohej në këngën më frymëzuese në shqiptari, fillimisht me titullin “Çohu Adem”. /KP/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kënga më e popullarizuar në Kosovë e mbase edhe në shqiptari, “Mora fjalë” është hequr nga të gjitha platformat në internet, pas një kontesti për të drejtat e autorit. Bëhet fjalë për verzionin origjinal të saj, që këndohej nga Shkurte Fejza, por që është shkruar dhe komponuar nga Naim Gjoshi. Është ky i fundit, që përmes zyrës ligjore “NewWay Consulting”, konfirmoi për KosovaPress se ishte vet ai i cili e bëri kërkesën ta largoj këngën nga çdo kanal zyrtar. “Në cilësinë e përfaqësuesit ekskluziv të autorit z. Naim Gjoshi për përfaqësimin dhe mbrojtjen ekskluzive të të drejtave të tij mbi tekstet dhe kompozimet, duam të qartësojmë përdoruesit: Çdo vepër e tij që është publikuar apo shpërndarë pa leje në YouTube, Facebook, Instagram, TikTok apo në çdo platformë tjetër, online, të cilat kanë vendosur veprën në dispozicion të publikut kudo në botë, do të trajtohen si përdorim i paautorizuar”, tha “NewWay Consulting”.Më tej në një deklaratë me shkrim zyra ligjore ceku se nëse të tjerët duan ta përdorin këngën, ata duhet t ë marrin leje përkatëse për të drejtën e autorit nga Gjoshi. “Ata që duan të vazhdojnë ta përdorin veprën duhet të marrin lejen përkatëse të autorit dhe të adresojnë edhe përdorimin e bërë deri tani pranë zyrës ligjore. Fakti që një këngë gjendet në internet nuk do të thotë se është pa pronar apo e lirë për t’u përdorur. Këto veprime të ndërmarra nuk kanë për qëllim denigrimin e performuesve por vënien në vend të reputacionit dhe respektimin e veprës (Pronës) së Autori z. Naim Gjoshi. Veprat kanë autor. Të drejtat kanë zotërues. Dhe ato duhet të respektohen”, përfunduan NewWay Consulting. KosovaPress ka kontaktuar dhe me këngëtaren Shkurte Fejza, e cila e ka bërë të njohur këtë këngë, por nuk ka marr ndonjë përgjigje. Ndërsa është duke provuar ta kontaktojë edhe Qazim Bekën, këngëtarin që i pari e këndoi atë që do të shndërrohej në këngën më frymëzuese në shqiptari, fillimisht me titullin “Çohu Adem”. /KP/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…