PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dr. halil krasniqiInsulti cerebral nuk troket në derë: Shenjat që nuk duhet t’i anashkaloni as për një minutë
2 min čitanja
Dr. halil krasniqi

Insulti cerebral nuk troket në derë: Shenjat që nuk duhet t’i anashkaloni as për një minutë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Si ta njohim insultin cerebral, pse çdo minutë ka rëndësi dhe çfarë mund të bëjmë për ta parandaluarProf. Dr. Dr. Halil Krasniqi Ekspert i shëndetësisëNjë njeri zgjohet në mëngjes, pi kafenë, bisedon me familjen dhe përgatitet për një ditë krejtësisht normale. Pak minuta më vonë, filxhani i bie nga dora. Krahu nuk i bindet më. Njëra anë e fytyrës varet. Përpiqet të flasë, por fjalët nuk dalin si më parë.Familjarët presin.“Do t’i kalojë.” “Është lodhur.” “Ndoshta i ka rënë sheqeri.”Pikërisht këtu mund të humbasin minutat më të çmuara të jetës së tij.Sepse mund të jetë insult cerebral, apo goditje në tru.Dhe te insulti cerebral ekziston një rregull që çdo qytetar duhet ta njohë: Koha është tru.Sa më gjatë që një pjesë e trurit mbetet pa furnizim të mjaftueshëm me gjak dhe oksigjen, aq më shumë ind nervor rrezikohet të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme.Shenjat që nuk duhet të presinÇdo familje duhet t’i njohë disa shenja të thjeshta.Papritur:▪ fytyra bëhet asimetrike; ▪ njëri krah ose njëra këmbë dobësohet apo mpihet; ▪ të folurit bëhet i paqartë ose personi nuk i kupton fjalët; ▪ shikimi çrregullohet; ▪ shfaqet marramendje e fortë, humbje e ekuilibrit ose koordinimit; ▪ shfaqet një dhimbje koke shumë e fortë dhe e pazakontë, veçanërisht kur fillon papritur.Në këto raste nuk duhet pritur të shohim nëse simptomat kalojnë. Duhet kërkuar menjëherë ndihmë urgjente mjekësore. Edhe nëse simptomat zhduken pas disa minutash, pacienti duhet të vlerësohet urgjentisht. Mos humbni kohë kur dyshohet për insultNjë gabim tjetër është humbja e kohës duke telefonuar të afërmit, duke pritur që të vijë dikush ose duke u nisur pa koordinim drejt një institucioni shëndetësor. Në dyshimin për insult, sistemi i urgjencës duhet të aktivizohet menjëherë.Në spital duhet të përcaktohet shpejt nëse kemi bllokim të një arterie apo gjakderdhje, sepse trajtimet janë krejtësisht të ndryshme. Në disa raste të insultit ishemik ekzistojnë terapi për shpërbërjen e trombit, ndërsa në raste të përzgjedhura

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Si ta njohim insultin cerebral, pse çdo minutë ka rëndësi dhe çfarë mund të bëjmë për ta parandaluarProf. Dr. Dr. Halil Krasniqi Ekspert i shëndetësisëNjë njeri zgjohet në mëngjes, pi kafenë, bisedon me familjen dhe përgatitet për një ditë krejtësisht normale. Pak minuta më vonë, filxhani i bie nga dora. Krahu nuk i bindet më. Njëra anë e fytyrës varet. Përpiqet të flasë, por fjalët nuk dalin si më parë.Familjarët presin.“Do t’i kalojë.” “Është lodhur.” “Ndoshta i ka rënë sheqeri.”Pikërisht këtu mund të humbasin minutat më të çmuara të jetës së tij.Sepse mund të jetë insult cerebral, apo goditje në tru.Dhe te insulti cerebral ekziston një rregull që çdo qytetar duhet ta njohë: Koha është tru.Sa më gjatë që një pjesë e trurit mbetet pa furnizim të mjaftueshëm me gjak dhe oksigjen, aq më shumë ind nervor rrezikohet të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme.Shenjat që nuk duhet të presinÇdo familje duhet t’i njohë disa shenja të thjeshta.Papritur:▪ fytyra bëhet asimetrike; ▪ njëri krah ose njëra këmbë dobësohet apo mpihet; ▪ të folurit bëhet i paqartë ose personi nuk i kupton fjalët; ▪ shikimi çrregullohet; ▪ shfaqet marramendje e fortë, humbje e ekuilibrit ose koordinimit; ▪ shfaqet një dhimbje koke shumë e fortë dhe e pazakontë, veçanërisht kur fillon papritur.Në këto raste nuk duhet pritur të shohim nëse simptomat kalojnë. Duhet kërkuar menjëherë ndihmë urgjente mjekësore. Edhe nëse simptomat zhduken pas disa minutash, pacienti duhet të vlerësohet urgjentisht. Mos humbni kohë kur dyshohet për insultNjë gabim tjetër është humbja e kohës duke telefonuar të afërmit, duke pritur që të vijë dikush ose duke u nisur pa koordinim drejt një institucioni shëndetësor. Në dyshimin për insult, sistemi i urgjencës duhet të aktivizohet menjëherë.Në spital duhet të përcaktohet shpejt nëse kemi bllokim të një arterie apo gjakderdhje, sepse trajtimet janë krejtësisht të ndryshme. Në disa raste të insultit ishemik ekzistojnë terapi për shpërbërjen e trombit, ndërsa në raste të përzgjedhura

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…