PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Rodri“Real Madridi bëri gjithçka për mua” - Rodri zbulon prapaskenat e transferimit
2 min čitanja
Rodri

“Real Madridi bëri gjithçka për mua” - Rodri zbulon prapaskenat e transferimit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Rodrigo Hernández, i njohur si Rodri, ka zbuluar më shumë detaje rreth interesimit të Real Madridit për të gjatë verës, përpara se të vendoste të transferohej te Barcelona.Mesfushori spanjoll, i cili këtë verë u largua nga Manchester City për t’iu bashkuar Barcelonës, ka bërë të qartë se vendimi për të mos kaluar te Real Madridi nuk erdhi për shkak të mungesës së interesimit nga klubi madrilen. Përkundrazi, Rodri ka treguar se drejtuesit e “Los Blancos” bënë përpjekje serioze për ta bindur.“Nga pozicioni im, duhet të them se Madridi tregoi interes që nga fillimi, se ata u sollën në një mënyrë shembullore dhe se ofertat e tyre ishin për lojtarin; dua ta bëj të qartë edhe këtë”, tha Rodri në programin radiofonik “El Partidazo de COPE”. I pyetur nëse Real Madridi kishte bërë gjithçka për ta transferuar, Rodri pranoi se klubi madrilen kishte treguar interes maksimal, edhe pse nuk dëshiroi të përcaktonte se çfarë do të nënkuptonte konkretisht “100 për qind”.“Nuk e di çfarë do të thotë të japësh 100%, por është e qartë se ata ishin të interesuar dhe dhanë gjithçka që kishin, duke treguar interesin e tyre, gjë që e vlerësoj, sepse fola me disa prej tyre dhe kaq”, u shpreh ai.Rodri nuk zbuloi nëse kishte pasur kontakt të drejtpërdrejtë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, por konfirmoi se kishte komunikuar me persona brenda klubit madrilen. Sipas tij, ata i kishin përcjellë dëshirën dhe entuziazmin për ta parë atë në “Santiago Bernabéu”.“Fola me njerëz atje, të cilët përcollën entuziazmin dhe dëshirën e tyre që unë të shkoja atje, dhe kjo gjithashtu e bëri vendimin tim më të komplikuar, kjo është e qartë”, deklaroi mesfushori.🚨 Rodri: “Real Madrid really tried hard. They wanted to sign me, we had direct talks and they came with everything they had to make it happen”. “They made my decision difficult. I am grateful. Speaking with Florentino Pérez too? I am not gonna say that”, told COPE. pic.twitter.com/hCEceO7Wk0 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 2

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Rodrigo Hernández, i njohur si Rodri, ka zbuluar më shumë detaje rreth interesimit të Real Madridit për të gjatë verës, përpara se të vendoste të transferohej te Barcelona.Mesfushori spanjoll, i cili këtë verë u largua nga Manchester City për t’iu bashkuar Barcelonës, ka bërë të qartë se vendimi për të mos kaluar te Real Madridi nuk erdhi për shkak të mungesës së interesimit nga klubi madrilen. Përkundrazi, Rodri ka treguar se drejtuesit e “Los Blancos” bënë përpjekje serioze për ta bindur.“Nga pozicioni im, duhet të them se Madridi tregoi interes që nga fillimi, se ata u sollën në një mënyrë shembullore dhe se ofertat e tyre ishin për lojtarin; dua ta bëj të qartë edhe këtë”, tha Rodri në programin radiofonik “El Partidazo de COPE”. I pyetur nëse Real Madridi kishte bërë gjithçka për ta transferuar, Rodri pranoi se klubi madrilen kishte treguar interes maksimal, edhe pse nuk dëshiroi të përcaktonte se çfarë do të nënkuptonte konkretisht “100 për qind”.“Nuk e di çfarë do të thotë të japësh 100%, por është e qartë se ata ishin të interesuar dhe dhanë gjithçka që kishin, duke treguar interesin e tyre, gjë që e vlerësoj, sepse fola me disa prej tyre dhe kaq”, u shpreh ai.Rodri nuk zbuloi nëse kishte pasur kontakt të drejtpërdrejtë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, por konfirmoi se kishte komunikuar me persona brenda klubit madrilen. Sipas tij, ata i kishin përcjellë dëshirën dhe entuziazmin për ta parë atë në “Santiago Bernabéu”.“Fola me njerëz atje, të cilët përcollën entuziazmin dhe dëshirën e tyre që unë të shkoja atje, dhe kjo gjithashtu e bëri vendimin tim më të komplikuar, kjo është e qartë”, deklaroi mesfushori.🚨 Rodri: “Real Madrid really tried hard. They wanted to sign me, we had direct talks and they came with everything they had to make it happen”. “They made my decision difficult. I am grateful. Speaking with Florentino Pérez too? I am not gonna say that”, told COPE. pic.twitter.com/hCEceO7Wk0 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 2

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…