PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IraniIrani vendos pesë kushte për rikthimin e bisedimeve me SHBA-në
2 min čitanja
Irani

Irani vendos pesë kushte për rikthimin e bisedimeve me SHBA-në

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Irani ka paraqitur kushtet për rikthimin e bisedimeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, pas një takimi të zhvilluar të mërkurën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Delegacionet amerikane dhe iraniane shkëmbyen mesazhe përmes ndërmjetësve, ndërsa Teherani ka dhënë detaje të reja rreth diskutimeve.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se procesi zgjati rreth dy orë dhe se gjatë tij palës amerikane iu përcollën qëndrimet dhe kushtet e Iranit për rikthimin e diplomacisë. Sipas tij, kushtet e Teheranit janë “të qarta dhe transparente” dhe synojnë krijimin e kushteve që, sipas Iranit, do të mundësonin rifillimin e negociatave pa paqartësi apo justifikime nga palët.Ndër kushtet e paraqitura nga Irani është përfundimi i bllokadës detare amerikane dhe i asaj që Teherani e cilëson si “terrorizëm ekonomik”.Irani kërkon gjithashtu përfundimin e luftës në të gjitha frontet dhe lirimin e aseteve iraniane që janë ngrirë ose kufizuar.Një tjetër kërkesë lidhet me sigurinë e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit. Teherani kërkon pranimin e një rruge të sigurt për lundrimin në këtë zonë, për të cilën thotë se ka arritur marrëveshje me Omanin.Këto zhvillime vijnë në kohën kur SHBA-ja dhe Irani po përballen me tensione të larta, ndërsa përpjekjet diplomatike synojnë krijimin e kushteve për rikthimin e dialogut mes dy vendeve. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Irani ka paraqitur kushtet për rikthimin e bisedimeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, pas një takimi të zhvilluar të mërkurën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Delegacionet amerikane dhe iraniane shkëmbyen mesazhe përmes ndërmjetësve, ndërsa Teherani ka dhënë detaje të reja rreth diskutimeve.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se procesi zgjati rreth dy orë dhe se gjatë tij palës amerikane iu përcollën qëndrimet dhe kushtet e Iranit për rikthimin e diplomacisë. Sipas tij, kushtet e Teheranit janë “të qarta dhe transparente” dhe synojnë krijimin e kushteve që, sipas Iranit, do të mundësonin rifillimin e negociatave pa paqartësi apo justifikime nga palët.Ndër kushtet e paraqitura nga Irani është përfundimi i bllokadës detare amerikane dhe i asaj që Teherani e cilëson si “terrorizëm ekonomik”.Irani kërkon gjithashtu përfundimin e luftës në të gjitha frontet dhe lirimin e aseteve iraniane që janë ngrirë ose kufizuar.Një tjetër kërkesë lidhet me sigurinë e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit. Teherani kërkon pranimin e një rruge të sigurt për lundrimin në këtë zonë, për të cilën thotë se ka arritur marrëveshje me Omanin.Këto zhvillime vijnë në kohën kur SHBA-ja dhe Irani po përballen me tensione të larta, ndërsa përpjekjet diplomatike synojnë krijimin e kushteve për rikthimin e dialogut mes dy vendeve. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…