Carsten breuerShërbeu edhe në Kosovë dhe ndihmoi FSK-në: Kush është gjenerali gjerman Carsten Breuer, i cili do të drejtojë Komitetin Ushtarak të NATO-s?
2 min čitanja
Carsten breuer
Shërbeu edhe në Kosovë dhe ndihmoi FSK-në: Kush është gjenerali gjerman Carsten Breuer, i cili do të drejtojë Komitetin Ushtarak të NATO-s?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në NATO detyrat janë të ndara: Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë, me seli në Mons të Belgjikës, është gjithmonë një gjeneral ose admiral amerikan. Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, me seli në Bruksel, ndërkaq, është tradicionalisht një oficer i lartë evropian (ose nga një vend jo-amerikan i aleancës, si p.sh. Kanadaja). Ky është posti i dytë më i rëndësishëm brenda strukturës operacionale të NATO-s. Këto ditë në këtë funksion është zgjedhur gjenerali gjerman Carsten Breuer. Ai këtë post të lartë të aleancës do ta marrë nga korriku i vitit 2027.Gjatë konferencës së shefave ushtarakë në Kopenhagë, gjenerali 61-vjeçar nga Gjermania fitoi garën përballë shefes së Shtabit të Mbrojtjes së Kanadasë, Jennie Carignan. Me këtë zgjedhje, për herë të parë pas më shumë se dy dekadash, një oficer gjerman do të drejtojë këtë organ kyç të aleancës. Në këtë funksion, Breuer do të shërbejë si këshilltari kryesor ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe ndërlidhës mes strukturave ushtarake dhe trupave politike vendimmarrëse.Në mediat kryesore gjermane përzgjedhja e tij vlerësohet si konfirmim i peshës së shtuar të Gjermanisë në arkitekturën evropiane të sigurisë.Carsten Breuer hyri në Bundeswehr (armatën gjermane) në vitin 1984 dhe përfundoi shkollimin e rregullt të oficerëve dhe akademinë e shtabit të përgjithshëm në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vëmendje të gjerë publike fitoi në fund të vitit 2021, kur qeveria federale e caktoi drejtues të Shtabit të Krizës kundër pandemisë në selinë e kancelarit gjerman. Mediat e përshkruan atë si organizator gjakftohtë, racional dhe me aftësi të larta zbatuese në situata emergjente. Në mars të vitit 2023, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius e emëroi atë Inspektor të Përgjithshëm të Bundeswehrit, duke e bërë ushtarakun më të lartë në vend. Gjermania po përgatitet për një konflikt të mundshëm të madh, shefi i ushtrisë jep paralajmërimin Paraqitjet e tij publike përqendrohen te përgatitja
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.