PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Automjete elektrikeHibridët e gjeneratës së ardhshme të Honda-s do të mbërrijnë vitin e ardhshëm, duke filluar me CR-V
2 min čitanja
Automjete elektrike

Hibridët e gjeneratës së ardhshme të Honda-s do të mbërrijnë vitin e ardhshëm, duke filluar me CR-V

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pasi Honda anuloi në mënyrë spektakolare – dhe të papritur – planet për tre modele krejt të reja për tregun e Amerikës së Veriut, përfshirë dy automjete elektrike (EV), kompania po përshpejton planet për gjeneratën e saj të ardhshme të automjeteve hibride. Dhe sipas një raporti të ri, ky proces do të nisë me një model të ri CR-V Hybrid.Honda ka kohë që punon për një sistem të ri dhe të përmirësuar të motorit hibrid, i cili do të zëvendësojë konfigurimin aktual që gjendet në modele si Accord, Civic, CR-V, HR-V (më i vogël) dhe madje edhe Prelude-i i ri. Këto modele të reja pritet të mbërrijnë më shpejt se sa parashikohej; i pari do të jetë CR-V Hybrid, prodhimi i të cilit pritet të fillojë në Kanada në shkurt të vitit 2027, përpara se të prodhohet edhe në SHBA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Sipas "Nikkei Asia", sistemi i ri hibrid do të përmirësojë efikasitetin e karburantit me më shumë se 10 për qind krahasuar me sistemin aktual. Çka është më e rëndësishme, kostoja e prodhimit të tij pritet të jetë 30 për qind më e ulët.Në thelb të sistemit hibrid të gjeneratës së pestë të Honda-s do të jetë një motor i ri 2.0-litërsh me katër cilindra dhe injeksion direkt, i shoqëruar nga dy motorë të rinj elektrikë. Ashtu si te modeli Prelude, të gjitha modelet që do të përdorin këtë sistem pritet të pajisen me teknologjinë "S+ Shift" të Honda-s, e cila simulon ndërrimin e marsheve.CR-V-ja e ridizajnuar dhe modelet e tjera të Honda-s nuk do të përfitojnë vetëm nga sistemi i ri hibrid. Këto modele të reja do të bazohen në platformën e gjeneratës së ardhshme të kompanisë për automjete të përmasave mesatare, e cila u prezantua në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pasi Honda anuloi në mënyrë spektakolare – dhe të papritur – planet për tre modele krejt të reja për tregun e Amerikës së Veriut, përfshirë dy automjete elektrike (EV), kompania po përshpejton planet për gjeneratën e saj të ardhshme të automjeteve hibride. Dhe sipas një raporti të ri, ky proces do të nisë me një model të ri CR-V Hybrid.Honda ka kohë që punon për një sistem të ri dhe të përmirësuar të motorit hibrid, i cili do të zëvendësojë konfigurimin aktual që gjendet në modele si Accord, Civic, CR-V, HR-V (më i vogël) dhe madje edhe Prelude-i i ri. Këto modele të reja pritet të mbërrijnë më shpejt se sa parashikohej; i pari do të jetë CR-V Hybrid, prodhimi i të cilit pritet të fillojë në Kanada në shkurt të vitit 2027, përpara se të prodhohet edhe në SHBA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Sipas "Nikkei Asia", sistemi i ri hibrid do të përmirësojë efikasitetin e karburantit me më shumë se 10 për qind krahasuar me sistemin aktual. Çka është më e rëndësishme, kostoja e prodhimit të tij pritet të jetë 30 për qind më e ulët.Në thelb të sistemit hibrid të gjeneratës së pestë të Honda-s do të jetë një motor i ri 2.0-litërsh me katër cilindra dhe injeksion direkt, i shoqëruar nga dy motorë të rinj elektrikë. Ashtu si te modeli Prelude, të gjitha modelet që do të përdorin këtë sistem pritet të pajisen me teknologjinë "S+ Shift" të Honda-s, e cila simulon ndërrimin e marsheve.CR-V-ja e ridizajnuar dhe modelet e tjera të Honda-s nuk do të përfitojnë vetëm nga sistemi i ri hibrid. Këto modele të reja do të bazohen në platformën e gjeneratës së ardhshme të kompanisë për automjete të përmasave mesatare, e cila u prezantua në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…