EtiopiaNis edhe një luftë - kësaj radhe në kontinentin afrikan
2 min čitanja
Etiopia
Nis edhe një luftë - kësaj radhe në kontinentin afrikan
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe asaj mes SHBA-së dhe Iranit, në kontinentin afrikan ka nisur një luftë e re.Udhëheqësit e rajonit verior etiopian të Tigray kanë deklaruar se janë sërish në luftë me qeverinë federale, duke i dhënë fund marrëveshjes së paqes të arritur katër vjet më parë. Përleshje janë raportuar në Tigray dhe në dy rajone fqinje.Lufta e mëparshme civile, e zhvilluar nga viti 2020 deri më 2022 mes Frontit Çlirimtar të Popullit të Tigray (TPLF) dhe forcave federale, la pas qindra mijëra viktima. Konflikti përfundoi me marrëveshjen e nënshkruar në Pretoria në nëntor të vitit 2022, shkruan cnn.Përleshjeve të reja u paraprinë muaj tensione. Situata u përshkallëzua të dielën, kur TPLF njoftoi se kishte formuar një aleancë me gjashtë grupe të tjera të armatosura nga zona të ndryshme të Etiopisë, me synim rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Abiy Ahmed.Getachew Reda, këshilltar i kryeministrit Ahmed dhe ish-zyrtar i TPLF-së, tha se TPLF-ja kishte marrë kontrollin e aeroporteve në Tigray që më parë ishin nën administrimin federal. Ai gjithashtu deklaroi se ishte nisur një “ofensivë e përgjithshme” ndaj pozicioneve qeveritare në rajonet fqinje Afar dhe Amhara. Kompania ajrore Ethiopian Airlines ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt këtij rajoni.Përleshjet në Tigray, Afar dhe Amhara janë konfirmuar nga katër burime, përfshirë një zyrtar të lartë qeveritar, një diplomat, një punonjës humanitar dhe një person të lidhur me TPLF-në dhe një milici aleate.Sipas këtyre burimeve, në Afar forcat e Tigrayt po luftojnë përkrah një grupi të armatosur lokal, ndërsa në Amhara janë bashkuar me milicinë Fano. Kjo milici kishte luftuar në krah të qeverisë federale gjatë luftës së viteve 2020–2022, por u rebelua kundër saj në vitin 2023.Qeveria federale e Etiopisë e akuzon TPLF-në për shkeljen e marrëveshjes së paqes të Pretorias dhe për përpjekje për të shkaktuar kaos, shkruan cnn.Zëdhënësja e kryeministrit Abiy Ahmed, Billene Seyoum, tha se anëtarët e aleancës së r
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.