Skip to comments
Događaj u razvoju
Franco foda

Franco Foda paralajmëron ndryshime në formacionin startues për ndeshjen ndaj Irlandës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka paralajmëruar ndryshime të mundshme në formacionin e “Dardanëve” për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës.Kosova do të përballet me Irlandën të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa Foda ka konfirmuar se dy lojtarë nuk do të jenë në dispozicion për këtë përballje për shkak të lëndimeve, Florent Muslija dhe Elvis Rexhbeçaj.“Mund të ketë ndonjë ndryshim eventual pasi Muslija mungon shkaku i lëndimit, njësoj si Rexhbeçaj. Kemi 27 lojtarë të ftuar dhe në dispozicion. Në futboll ndodh të ketë lëndime dhe mungesa. Këto mungesa mund të jenë një mundësi për lojtarët e rinj që duhet ta tregojnë veten dhe t’i dëshmojnë aftësitë e tyre”, deklaroi Foda. Gjermani është ndalur edhe te Erblin Osmani, talenti i Bayern Munichut, i cili është grumbulluar për herë të parë me përfaqësuesen A të Kosovës. Foda ka mbetur i kënaqur me atë që 17-vjeçari ka treguar gjatë seancave stërvitore.“Erblin Osmani ka treguar veten shumë mirë në ushtrime dhe ka dëshmuar pse e kemi ftuar në Kombëtare. Ka treguar aftësi të jashtëzakonshme teknike. Për moshën që e ka është shumë i fuqishëm, fizikisht. Në seancat stërvitore e ka treguar veten shumë mirë". "Fisnik Asllani është në top-formë dhe njëkohësisht e ka treguar veten shumë mirë në ushtrime. E dimë që në ekipin e tij ka pasur pak minuta në dispozicion. Por besoj që Fisnik Asllani do të dalë në fushë”, tha Foda.Kështu, mbetet të shihet nëse Osmani do të marrë minuta në debutimin e tij të mundshëm me Kosovën, ndërsa Foda ka lënë të kuptohet se Fisnik Asllani mund të jetë pjesë e ndeshjes ndaj irlandezëve. Kosova e nis ciklin në Ligën e Kombeve me synimin për të marrë rezultat pozitiv në shtëpi, ndërsa Foda pret një përballje të fortë dhe me ritëm të lartë në “Fadil Vokrri”.Përfaqësuesja e Kosovës është në Grupin 3 të Ligës B së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin. Pas ndeshjes së së enjtes, “Dardanët” do të kenë edhe tri përballje të tjera brenda dhjetë ditësh. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Franco Foda paralajmëron ndryshime në formacionin startues për ndeshjen ndaj IrlandësFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...