Albi groupTakim i përbashkët me përfaqësuesit e bizneseve kroate në Kosovë, në pritje të "Croatian Business Day 2026"
2 min čitanja
Albi group
Takim i përbashkët me përfaqësuesit e bizneseve kroate në Kosovë, në pritje të "Croatian Business Day 2026"
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pak ditë para mbajtjes së "Croatian Business Day 2026", u organizua një takim i përbashkët me përfaqësues të bizneseve kroate që operojnë në Kosovë. Në takim morën pjesë kompani që mbajnë përfaqësinë e brendeve kroate në vend, në fusha të ndryshme si FMCG, teknologji e sektorë tjerë.Takimi shërbeu si një mundësi për networking dhe shkëmbim përvojash mes bizneseve, si dhe për diskutimin e mundësive konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm mes tregjeve të Kosovës dhe Kroacisë. Njëkohësisht, u prezantua në më shumë detaje koncepti dhe objektivat e "Croatian Business Day 2026".Iniciativa u mbështet nga Albi Group, përmes njësisë Albi Commerce, e cila mban përfaqësinë e brendit kroat Kraš për Kosovën, në kuadër të prezencës së kompanisë si distributor i markës. Në takim folën:Emrush Ujkani, CEO i European Investors Council, i cili prezantoi në detaje agjendën e eventit kryesor "Croatian Business Day 2026", duke bërë të ditur se ai do të përmbajë katër panele dhe do të mbledhë biznese, si dhe përfaqësues të institucioneve kroate dhe vendore;Danijela Barišić, Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në KosovëMimoza Kusari-Lila, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit;Petrit Kika, Drejtor i Shitjes i Albi Commerce. Të gjithë folësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë, duke vënë theksin te thellimi i marrëdhënieve ekonomike të ndërsjella mes dy vendeve. Në fund, u bë e ditur se Albi Group, përmes njësisë Albi Commerce, do të vazhdojë të mbetet në mbështetje të këtij bashkëpunimi dypalësh dhe të nismave të ngjashme në të ardhmen.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.