Arnold schwarzeneggerSylvester Stallone zbulon detajet e grindjes së gjatë me Arnold Schwarzenegger: Nuk ishte shaka
2 min čitanja
Arnold schwarzenegger
Sylvester Stallone zbulon detajet e grindjes së gjatë me Arnold Schwarzenegger: Nuk ishte shaka
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Sylvester Stallone ka folur hapur për rivalitetin e gjatë me Arnold Schwarzenegger, i cili zgjati për më shumë se dy dekada. Edhe pse për shumë vite u mendua se përplasja mes dy yjeve të filmave aksion ishte thjesht pjesë e imazhit të tyre në Hollywood, Stallone ka konfirmuar se për një periudhë mes tyre kishte vërtet një armiqësi të fortë.Gjithçka nisi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes në vitin 1977. Filmi i Stallones, “Rocky”, fitoi çmimin për filmin më të mirë dramatik, por aktori nuk arriti të fitonte disa prej çmimeve individuale për të cilat ishte nominuar.Sipas Stallones, Schwarzenegger, të cilin në atë kohë pothuajse nuk e njihte, e kishte ngacmuar gjatë mbrëmjes.Në një moment, aktori thotë se e humbi durimin, mori një vazo të madhe me lule dhe e hodhi në drejtim të Schwarzeneggerit. Sipas tij, ky incident shënoi fillimin e rivalitetit të gjatë mes dy aktorëve. Foto: ProfimediaNë kulmin e karrierave të tyre, dy yjet e filmave aksion konkurronin për të njëjtat role dhe përpiqeshin vazhdimisht të tejkalonin njëri-tjetrin.Stallone e ka krahasuar marrëdhënien e tyre me disa prej rivaliteteve më të mëdha që kanë shënuar historinë.“E shihni atë ashpërsi. Ai ishte armiku im i betuar. E njëjta gjë ishte edhe me Arnoldin. Ishim në një konflikt serioz, nuk ishte shaka. Ishte si çështje jete a vdekjeje. Duhej të përfundonim bashkë në Koloseun e Romës”, ka thënë Stallone për “The Sunday Times”.Megjithatë, aktori beson se pikërisht ky rivalitet i shtynte të dy të bëheshin më të mirë.“Është si kur një luftëtar e ofendon tjetrin dhe ai stërvitet edhe më fort për ta mposhtur. Ne absolutisht kishim nevojë për njëri-tjetrin”, është shprehur ai.Stallone ka folur edhe më herët për marrëdhënien me Schwarzeneggerin. Në vitin 2022, ai pranoi se kishte pasur një periudhë kur të dy “nuk duronin dot as të qëndronin në të njëjtën dhomë”. Foto: ProfimediaMegjithatë, marrëdhënia e tyre ndryshoi me kalimin e viteve. Një prej momenteve që ndikoi në afrimin e tyre ishte them
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.