Pjesëmarrja e Kosovës në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork duhet të shfrytëzohet edhe për adresimin e çështjes së dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, vlerësojnë ish-diplomatët.Ish-diplomatja Alma Lama ka thënë se takimet e zhvilluara nga kryeministri Albin Kurti në Nju Jork janë të rëndësishme, por, sipas saj, për çështjen e Gjykatës Speciale duhet të ketë kontakte në nivele më të larta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale në Nju Jork. Ai është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas, si dhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë.Sipas njoftimeve të Qeverisë, Kurti në këto takime ka shprehur shqetësimin për dënimet e rënda dhe, siç i ka cilësuar ai, të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, pas një procesi që, sipas tij, nuk ka qenë transparent në tërësinë e tij.“Është mirë që zoti Kurti e ka kuptuar se është e rëndësishme diplomacia, por, nga ana tjetër, kam përshtypjen që edhe ai, ashtu sikurse qeveritë paraardhëse, më shumë i zhvillon takimet për t’u dukur në sytë e publikut në Kosovë, sesa për të vazhduar punën dhe bashkëpunimin me shtetet dhe përfaqësuesit e shteteve me të cilat takohet. Tani, sa i përket Gjykatës Speciale, mendoj se adresa do të duhej të ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në takim me përfaqësuesit e shtetit amerikan, gjë që deri tani nuk e kemi parë. Kemi parë takime me disa kongresistë, që është mirë, por jo me përfaqësuesit zyrtarë të shtetit, në kuptimin e qeverisë dhe administratës, sepse kongresistët janë të rëndësishëm, por kanë pozita të ndryshme. Ndërsa adresa tjetër do të duhej të ishte Bashkimi Evropian, sepse Gjykata Speciale është themeluar nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Tani
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
