PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ilir dedaDeda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor
2 min čitanja
Ilir deda

Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, duke thënë se Gjykata e ka kthyer procesin “në binarë ligjshmërie”.Deda ka vlerësuar se vendimi i Kushtetueses ndryshon edhe kalkulimet politike rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor.“Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor. Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit”, ka shkruar Deda në Facebook.Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë, por se zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.Njëkohësisht, Gjykata ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.Çështja e presidentit ka qenë prej muajsh një prej temave kryesore politike në vend, veçanërisht pas dështimit për të arritur konsensus ndërmjet partive parlamentare.Që nga 4 prilli, posti i presidentit ushtrohet nga ushtruesi i detyrës, ndërsa Kushtetuta parasheh kufizime kohore për ushtrimin e këtij funksioni.Pas disa rundesh negociatash ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, në fund të gushtit u raportua për një marrëveshje për kandidaturën e Bekim Sejdiut si president konsensual. Megjithatë, kundërshtimi i disa deputetëve të LDK-së e bëri të paqartë sigurimin e numrit të nevojshëm të votave për zgjedhjen e tij.Vendimi i Kushtetueses i 23 shtatorit e vendos tash çështjen e zgjedhjes së presidentit përballë një afati të qartë kushtetues: 6 tetorin.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, duke thënë se Gjykata e ka kthyer procesin “në binarë ligjshmërie”.Deda ka vlerësuar se vendimi i Kushtetueses ndryshon edhe kalkulimet politike rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor.“Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor. Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit”, ka shkruar Deda në Facebook.Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë, por se zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.Njëkohësisht, Gjykata ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.Çështja e presidentit ka qenë prej muajsh një prej temave kryesore politike në vend, veçanërisht pas dështimit për të arritur konsensus ndërmjet partive parlamentare.Që nga 4 prilli, posti i presidentit ushtrohet nga ushtruesi i detyrës, ndërsa Kushtetuta parasheh kufizime kohore për ushtrimin e këtij funksioni.Pas disa rundesh negociatash ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, në fund të gushtit u raportua për një marrëveshje për kandidaturën e Bekim Sejdiut si president konsensual. Megjithatë, kundërshtimi i disa deputetëve të LDK-së e bëri të paqartë sigurimin e numrit të nevojshëm të votave për zgjedhjen e tij.Vendimi i Kushtetueses i 23 shtatorit e vendos tash çështjen e zgjedhjes së presidentit përballë një afati të qartë kushtetues: 6 tetorin.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…