PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mash maqedoniJanevska: Rënia e numrit të nxënësve është për shkak të emigrimit masiv
2 min čitanja
Mash maqedoni

Janevska: Rënia e numrit të nxënësve është për shkak të emigrimit masiv

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Rënia e numrit të nxënësve në klasën e parë këtë vit, sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska, nuk është pasojë e emigrimit masiv, por kryesisht e rënies së natalitetit.Janevska tha se krahasuar me vitet e kaluara, numri i filloristëve është më i ulët, por shifrat përfundimtare ende nuk janë mbyllur, pasi që regjistrimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në fund të shtatorit, prandaj është e mundur që numri i përgjithshëm i nxënësve të pësojë ndryshime.“Më vjen keq që nuk respektohet në mënyrë konsekuente rregullorja për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, që do të thotë se tashmë në maj, në qershor, ata duhej të ishin te regjistruar dhe të futur në ditarin elektronik. Unë deklaroj se deri në ditën e fundit të shtatorit ne do të kryejmë regjistrimin e nxënësve. Është e mundur që ky numër edhe pak të zvogëlohet”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit.Deri në fund të gushtit ishin regjistruar rreth 14.500 nxënës së klasës së parë për vitin shkollor 2026/2027. Sipas të dhënave të Ministrisë, këtë vit në vend janë rreth 200 paralele më pak në arsimin fillor dhe 100 paralele më pak në arsimin e mesëm. Në të njëjtën kohë, 26 shkolla në zonat rurale nuk kanë regjistruar as edhe një nxënës të klasës së parë, duke dëshmuar zbrazjen e vazhdueshme të shumë vendbanimeve.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Rënia e numrit të nxënësve në klasën e parë këtë vit, sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska, nuk është pasojë e emigrimit masiv, por kryesisht e rënies së natalitetit.Janevska tha se krahasuar me vitet e kaluara, numri i filloristëve është më i ulët, por shifrat përfundimtare ende nuk janë mbyllur, pasi që regjistrimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në fund të shtatorit, prandaj është e mundur që numri i përgjithshëm i nxënësve të pësojë ndryshime.“Më vjen keq që nuk respektohet në mënyrë konsekuente rregullorja për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, që do të thotë se tashmë në maj, në qershor, ata duhej të ishin te regjistruar dhe të futur në ditarin elektronik. Unë deklaroj se deri në ditën e fundit të shtatorit ne do të kryejmë regjistrimin e nxënësve. Është e mundur që ky numër edhe pak të zvogëlohet”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit.Deri në fund të gushtit ishin regjistruar rreth 14.500 nxënës së klasës së parë për vitin shkollor 2026/2027. Sipas të dhënave të Ministrisë, këtë vit në vend janë rreth 200 paralele më pak në arsimin fillor dhe 100 paralele më pak në arsimin e mesëm. Në të njëjtën kohë, 26 shkolla në zonat rurale nuk kanë regjistruar as edhe një nxënës të klasës së parë, duke dëshmuar zbrazjen e vazhdueshme të shumë vendbanimeve.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…