Ahmed al-sharaaPresidenti sirian do t'i drejtohet OKB-së në mes të operacioneve izraelite në territorin e tij
2 min čitanja
Ahmed al-sharaa
Presidenti sirian do t'i drejtohet OKB-së në mes të operacioneve izraelite në territorin e tij
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, pritet t’i drejtohet sot Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në ditën e dytë të punimeve, ndërsa vendi përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe me tensione në rritje në jug.Fjalimi, i planifikuar për orën 14:00 sipas kohës së Britanisë së Madhe, do të jetë vetëm i dyti i Al-Sharaa në OKB që prej kalimit të tij nga një ish-komandant xhihadist me lidhje të mëparshme me Al-Kaedën, në drejtues të shtetit sirian.Al-Sharaa mori drejtimin e Sirisë pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit dhe tani synon që përparimet diplomatike të arritura gjatë muajve të fundit të shndërrohen në rezultate konkrete për vendin, transmeton Telegrafi.Por në terren, situata mbetet e tensionuar. Kombet e Bashkuara kanë raportuar për operacione ushtarake izraelite në jug të Sirisë, përfshirë inkursione të përsëritura, patrullime dhe bastisje.Në dallim nga qeveritë e mëparshme siriane, administrata e Al-Sharaa ka pranuar të angazhohet në bisedime me Izraelin, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, deri tani këto negociata nuk kanë sjellë një marrëveshje të re për çështjet e sigurisë.Fjalimi i Al-Sharaa në OKB pritet të fokusohet pikërisht te sfidat e reja të Sirisë, marrëdhëniet me fqinjët dhe përpjekjet për të konsoliduar pozicionin e vendit në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.