PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ImportiKosova importoi 568 milionë euro mallra më shumë sesa eksportoi në gusht
2 min čitanja
Importi

Kosova importoi 568 milionë euro mallra më shumë sesa eksportoi në gusht

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deficiti tregtar i Kosovës arriti në 568 milionë euro në gusht 2026, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kjo është rritje prej 5,8% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, kur deficiti ishte 536,8 milionë euro.Kjo i bie që Kosova bleu nga jashtë mallra në vlerë prej 568 milionë eurosh më shumë sesa shiti në tregjet e huaja gjatë po këtij muaji.Eksportet e mallrave arritën në 100,5 milionë euro, ndërsa importet në 668,5 milionë euro. Krahasuar me gushtin 2025, eksportet u rritën për 31,9%, kurse importet për 9%. Me gjithë rritjen më të shpejtë të eksporteve, ato mbuluan vetëm 15% të importeve.Vendet e CEFTA-s mbetën tregu kryesor për mallrat e Kosovës. Eksportet drejt tyre arritën në 50,5 milionë euro, ose 50,2% të totalit. Shqipëria zuri 24,8% të eksporteve të përgjithshme të Kosovës, ndërsa Maqedonia e Veriut 13,2%.Në vendet e Bashkimit Evropian, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 30,3 milionë eurosh. Nga këto vende u importuan mallra në vlerë prej 279 milionë eurosh, ose 41,7% e importeve të përgjithshme.Importet nga vendet jashtë BE-së dhe CEFTA-s arritën në 313,3 milionë euro. Në këtë grup, pjesëmarrjen më të lartë në importet e përgjithshme e kishin Kina me 14% dhe Turqia me 11%.Sipas ASK-së, metalet bazë dhe artikujt prej tyre përbënin 21,8% të eksporteve. Në importe, pjesëmarrjen më të madhe e kishin produktet minerale me 19,8%./kp/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deficiti tregtar i Kosovës arriti në 568 milionë euro në gusht 2026, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kjo është rritje prej 5,8% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, kur deficiti ishte 536,8 milionë euro.Kjo i bie që Kosova bleu nga jashtë mallra në vlerë prej 568 milionë eurosh më shumë sesa shiti në tregjet e huaja gjatë po këtij muaji.Eksportet e mallrave arritën në 100,5 milionë euro, ndërsa importet në 668,5 milionë euro. Krahasuar me gushtin 2025, eksportet u rritën për 31,9%, kurse importet për 9%. Me gjithë rritjen më të shpejtë të eksporteve, ato mbuluan vetëm 15% të importeve.Vendet e CEFTA-s mbetën tregu kryesor për mallrat e Kosovës. Eksportet drejt tyre arritën në 50,5 milionë euro, ose 50,2% të totalit. Shqipëria zuri 24,8% të eksporteve të përgjithshme të Kosovës, ndërsa Maqedonia e Veriut 13,2%.Në vendet e Bashkimit Evropian, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 30,3 milionë eurosh. Nga këto vende u importuan mallra në vlerë prej 279 milionë eurosh, ose 41,7% e importeve të përgjithshme.Importet nga vendet jashtë BE-së dhe CEFTA-s arritën në 313,3 milionë euro. Në këtë grup, pjesëmarrjen më të lartë në importet e përgjithshme e kishin Kina me 14% dhe Turqia me 11%.Sipas ASK-së, metalet bazë dhe artikujt prej tyre përbënin 21,8% të eksporteve. Në importe, pjesëmarrjen më të madhe e kishin produktet minerale me 19,8%./kp/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…