Michael carrickMichael Carrick zgjedh transferimin e parë të janarit për Man Utd pas fillimit të dobët të sezonit
2 min čitanja
Michael carrick
Michael Carrick zgjedh transferimin e parë të janarit për Man Utd pas fillimit të dobët të sezonit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Manchester Unitedi raportohet se ka përcaktuar objektivin e parë për afatin kalimtar të janarit, pas një starti të vështirë në sezonin 2026/27, por për transferimin e tij do të përballet me konkurrencën e Liverpoolit.Me fillimin e pushimit trejavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, starti i skuadrës së drejtuar nga Michael Carrick ka shkaktuar shqetësim te tifozët. Unitedi ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e para në Ligën Premier, kundër skuadrës së sapo promovuar Ipswich Town, dhe aktualisht ndodhet në vendin e 12-të.Disa pozita vazhdojnë të jenë nën vëzhgim, veçanërisht ajo e mbrojtësit të majtë dhe mesfushës qendrore. Carrick ka përdorur së fundmi Kobbie Mainoo dhe Youri Tielemans në mesfushë, ndërsa pritet që Carlos Baleba, një nga përforcimet e reja, të jetë titullar sapo të rikthehet Liga Premier.Në krahun e majtë të mbrojtjes, 31-vjeçari Luke Shaw është kritikuar për paraqitjet e tij, ndërsa as Leny Yoro dhe as Noussair Mazraoui nuk janë parë si zgjidhje të qëndrueshme për të qenë titullarë çdo javë në nivelin më të lartë. Erdhi për 60 milionë euro, por nuk po bind: Man Utd po mendon ta shesë yllin e skuadrës Kjo ka bërë që Unitedi të kërkojë alternativa dhe, sipas TeamTalk, klubi nga “Old Trafford” ka shfaqur interesim në rritje për mbrojtësin e Crystal Palace, Tyrick Mitchell. Për 27-vjeçarin interesim ka edhe Liverpooli, i cili gjithashtu ka probleme në krahun e mbrojtjes dhe pritet t’i adresojë ato gjatë afatit kalimtar të dimrit.Mitchell, i cili ndihmoi Crystal Palace të fitojë FA Cup në vitin 2025 dhe Ligën e Konferencës në vitin 2026, ishte një lojtar i rëndësishëm nën drejtimin e ish-trajnerit Oliver Glasner. Paraqitjet e tij të qëndrueshme e kanë bërë atë një prej lojtarëve më të pëlqyer nga tifozët në “Selhurst Park”. Kontrata e Mitchellit me Crystal Palace skadon verën e ardhshme, çka i jep Manchester Unitedit shpresë se mund ta transferojë për një shumë më të ulët.Reprezentuesi anglez, i cili ka zhvilluar dy ndeshje me kombëtaren nën drej
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.