Skip to comments
Događaj u razvoju
Prizreni lokale

Katër persona nën aktakuzë në Suharekë, dyshohet se lejuan ndërtimin pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërtim pa leje dhe punime ndërtimore të kundërligjshme.Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur ndaj H.M. dhe A.D., të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa N.B. dyshohet për “Ndërtim pa leje” dhe A.H. për “Punime ndërtimore të kundërligjshme”.Rasti lidhet me dyshime për parregullsi gjatë mbikëqyrjes dhe realizimit të punimeve ndërtimore në një objekt në Komunën e Suharekës, për të cilin ishte lëshuar leje ndërtimore.Sipas aktakuzës, H.M., në cilësinë e Inspektorit të Ndërtimtarisë në Komunën e Suharekës, dhe A.D., në cilësinë e Drejtorit të Inspekcioneve, nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme pasi ishin konstatuar parregullsi në objekt.Prokuroria pretendon se, edhe pse investitori ishte urdhëruar t’i ndërpriste punimet dhe të pajisej me leje ndërtimore, kontrolli i mëtejshëm nuk ishte kryer brenda afatit të përcaktuar.Gjithashtu, gjatë një inspektimi të mëvonshëm, gjendja e objektit, sipas aktakuzës, nuk ishte pasqyruar në mënyrë reale, pasi nuk ishin evidentuar të gjitha tejkalimet nga leja ndërtimore.Në anën tjetër, investitori N.B. dyshohet se objektin e kishte ndërtuar në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit. Për objektin ishte lejuar etazhiteti B+P+2, ndërsa, sipas aktakuzës, ai ishte realizuar me B+P+3.Po ashtu, dyshohet se ishin bërë tejkalime të vijave ndërtimore në rreth 730 metra katrorë sipërfaqe të ndërtuar përtej parametrave të lejuar.Sipas Prokurorisë, këto tejkalime i kanë mundësuar investitorit përfitim në vlerë prej rreth 716 mijë eurosh, ndërsa Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm financiar për shkak të taksave të papaguara.Ndërkohë, A.H., si pronar i kompanisë ndërtimore “B.P.”, e cila kishte realizuar projektimin dhe punimet ndërtimore në objekt, dyshohet se ka kryer punime në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit.Pr

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Katër persona nën aktakuzë në Suharekë, dyshohet se lejuan ndërtimin pa lejeFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...