Calvin harrisCalvin Harris thyen rekordin botëror në Brazil, 1.6 milionë njerëz mblidhen për performancën e tij
2 min čitanja
Calvin harris
Calvin Harris thyen rekordin botëror në Brazil, 1.6 milionë njerëz mblidhen për performancën e tij
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Calvin Harris ka hyrë zyrtarisht në Librin Guinness të Rekordeve Botërore, pasi rreth 1.6 milionë njerëz u mblodhën në Sao Paulo të Brazilit për të ndjekur setin e tij si DJ.Performanca u zhvillua më 8 shkurt në Rua da Consolaçao, ku rrugët përreth u shndërruan në një pistë gjigante vallëzimi. Me këtë paraqitje, Harris vendosi rekordin për numrin më të madh të pjesëmarrësve në një set DJ nga një artist i vetëm. View this post on Instagram A post shared by Calvin Harris (@calvinharris) Gjatë performancës, ai solli disa nga hitet e tij më të njohura, përfshirë “This Is What You Came For”, “One Kiss”, “I Need Your Love” dhe “We Found Love”. Për këtë rast, Harris u shfaq edhe me një fanellë të futbollit brazilian me emrin “Calvinho” dhe numrin 00.Guinness World Records tashmë e ka njohur zyrtarisht rekordin dhe Harris ka marrë certifikatën për këtë arritje. Sipas organizatës, shifra prej 1.6 milionë njerëzve tregon përmasat e jashtëzakonshme të ndikimit global të muzikës së tij.Ky nuk është rekordi i parë i Harrisit në Guinness.Në vitin 2013, albumi i tij “18 Months” u vlerësua për nëntë këngë në Top 10 të Britanisë së Madhe, duke kaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Michael Jackson.Calvin Harris, emri i vërtetë i të cilit është Adam Wiles, ka pasur deri tani 11 këngë që kanë arritur vendin e parë në Britani, teksa katalogu i tij muzikor ka kaluar mbi 56 miliardë transmetime në total. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.