PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Virgil van dijkSherr i madh në konferencën për shtyp në Holandë, Van Dijk debaton me katër gazetarë
2 min čitanja
Virgil van dijk

Sherr i madh në konferencën për shtyp në Holandë, Van Dijk debaton me katër gazetarë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Virgil Van Dijk, kapiteni i ekipit kombëtar holandez dhe i Liverpoolit, u përfshi në një debat të ashpër me gazetarët në një konferencë për shtyp të mbajtur në Zeist sot (e mërkurë).Kapiteni holandez nuk i pëlqeu disa pyetje dhe pretendime të bëra nga gazetarët, dhe në veçanti u përplas me Valentijn Driessen, redaktorin e futbollit të De Telegraaf.E gjitha filloi pas një pyetjeje nga gazetarja Noa Vahle. Van Dijk e hodhi poshtë si "absurditet të plotë" pretendimin se ishte ideja e tij që Holanda të luante me pesë mbrojtës kundër Marokut në Kupën e Botës. Sipas tij, kjo mundësi u sugjerua në fakt nga gazetarët verën e kaluar. Pas kësaj, Van Dijk pati gjithashtu diskutime të tensionuara me Maarten Wijffels dhe Martijn Krabbendam, dhe më pas u përfshi Driessen.Virgil van Dijk 🆚 Valentijn Driessen 😅 De aanvoerder gaat tijdens de persconferentie van Oranje de discussie aan met de journalist... 👀#OnsOranje #VanDijk #Driessen pic.twitter.com/w1XsAveujt — VoetbalPrimeur (@VoetbalPrimeur) September 23, 2026 Biseda mes Driessen dhe Van DijkDriessen: Virgil, është shumë e vështirë sot, apo jo? Je pak i nevrikosur. Përndryshe je një djalë shumë i mirë.Van Dijk: Ndonjëherë gjërat duhen thënë. Nuk mund ta dëgjoj vetëm atë ankesë gjatë gjithë kohës.Driessen: Por a mund të jesh pak më i hapur? Je shumë i shkurtër në përgjigje.Van Dijk: Nuk po bëjmë ndonjë bisedë këtu. Në konferencën për shtyp thjesht duhet të bësh një pyetje.Driessen: Je shumë i shkurtër në përgjigje. Mund të përgjigjesh thjesht, apo jo?".Van Dijk: Nuk kam problem me shumicën e mediave dhe kurrë nuk kam pasur, por kur gjëra të pakuptimta i bëhen publike, çfarë duhet të bëj me to?Driessen i tha atij se duhet të fliste me mediat përgjegjëse për pretendime të tilla."Epo, a nuk po flas me ta tani?", u përgjigj Van Dijk, pas së cilës diskutimi mbaroi. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Virgil Van Dijk, kapiteni i ekipit kombëtar holandez dhe i Liverpoolit, u përfshi në një debat të ashpër me gazetarët në një konferencë për shtyp të mbajtur në Zeist sot (e mërkurë).Kapiteni holandez nuk i pëlqeu disa pyetje dhe pretendime të bëra nga gazetarët, dhe në veçanti u përplas me Valentijn Driessen, redaktorin e futbollit të De Telegraaf.E gjitha filloi pas një pyetjeje nga gazetarja Noa Vahle. Van Dijk e hodhi poshtë si "absurditet të plotë" pretendimin se ishte ideja e tij që Holanda të luante me pesë mbrojtës kundër Marokut në Kupën e Botës. Sipas tij, kjo mundësi u sugjerua në fakt nga gazetarët verën e kaluar. Pas kësaj, Van Dijk pati gjithashtu diskutime të tensionuara me Maarten Wijffels dhe Martijn Krabbendam, dhe më pas u përfshi Driessen.Virgil van Dijk 🆚 Valentijn Driessen 😅 De aanvoerder gaat tijdens de persconferentie van Oranje de discussie aan met de journalist... 👀#OnsOranje #VanDijk #Driessen pic.twitter.com/w1XsAveujt — VoetbalPrimeur (@VoetbalPrimeur) September 23, 2026 Biseda mes Driessen dhe Van DijkDriessen: Virgil, është shumë e vështirë sot, apo jo? Je pak i nevrikosur. Përndryshe je një djalë shumë i mirë.Van Dijk: Ndonjëherë gjërat duhen thënë. Nuk mund ta dëgjoj vetëm atë ankesë gjatë gjithë kohës.Driessen: Por a mund të jesh pak më i hapur? Je shumë i shkurtër në përgjigje.Van Dijk: Nuk po bëjmë ndonjë bisedë këtu. Në konferencën për shtyp thjesht duhet të bësh një pyetje.Driessen: Je shumë i shkurtër në përgjigje. Mund të përgjigjesh thjesht, apo jo?".Van Dijk: Nuk kam problem me shumicën e mediave dhe kurrë nuk kam pasur, por kur gjëra të pakuptimta i bëhen publike, çfarë duhet të bëj me to?Driessen i tha atij se duhet të fliste me mediat përgjegjëse për pretendime të tilla."Epo, a nuk po flas me ta tani?", u përgjigj Van Dijk, pas së cilës diskutimi mbaroi. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…